web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga hekurosja tek larja e enëve/ Kryemadhi merr rolin e shtëpiakes

15 Mars 2020, 20:54, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se e ka marr seriozisht rolin e shtëpiakes. Pasi postoi dje një foto duke hekurosur, sot Kryemadhi e ka mbyllur ditën duke larë enët.

E veshur me përparse, pranë lavamanit, Kryemadhi tregon momente nga dita e saj se si e kalon kohë e ?izoluar? për shkak të situatës së koronavirusit.

Ajo i bën gjithashtu thirrje qeverisë për ndihma sociale ndaj të pamundurve dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.

?Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit.
Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga