LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Para hienave, vijnë luanët”/ Efi Dhedhes flet pas daljes nga “Big Brother VIP”, mesazhi i fortë

5 Shkurt 2023, 22:24, Lifestyle CNA
“Para hienave, vijnë luanët”/ Efi Dhedhes flet pas daljes
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes është konkurentja që u largua mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP” pasi Dea Mishel nominoi treshen Luiz – Efi – Kiara.

Por pak më parë ka ardhur edhe një reagimi i saj në rrjetet sociale.

Efi thotë se rrugëtimi i saj nisi dhe mbaroi me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë. Ajo deklaron se nuk hesht para padrejtësive dhe nuk bën kompromise për dinjitetin, ndërsa thekson se para lojës, vjen humanizmi dhe para hienave, vijnë luanët.

“Me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë.

Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.

Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, qe ju të më shifnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromis për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, shkruan Efi./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga