LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të mposhtim frikën gjatë fluturimit?/ Disa të dhëna që nuk i dinit

23 Janar 2024, 17:48, Kuriozitete CNA
Si të mposhtim frikën gjatë fluturimit?/ Disa të dhëna
Foto ilustruese

Disa nga pyetjet më të shpeshta në faqen e internetit focus.it kanë të bëjnë me frikën gjatë fluturimit, si ta mposhtim atë e shumë të tjera. Sipas statistikave avioni është mjeti më i sigurt i transportit.

Mesatarisht, më shumë se tetë milionë njerëz fluturojnë çdo ditë. Në vitin 2013, numri i përgjithshëm i pasagjerëve civilë ishte 3,1 miliardë (baraz me 44% të popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm 81 aksidente dhe 210 të vdekur.

Probabiliteti

David Ropeik i Universitetit të Harvardit llogariti në vitin 2006 se shanset për të vdekur në një aksident avioni janë 1 në 11 milionë. Sipas tij është më e lehtë të vdesësh nga një sulm peshkaqeni, ku rastet janë 1 në 3 milionë.

Në vitin 2013, Arnold Barnett, profesor statistikash në Boston, konstatoi se rreziku i vdekjes për pasagjerët në linjat ajrore komerciale është 1 në 45 milionë fluturime.=

Sipas ”New York Times”, një udhëtar mund të fluturojë çdo ditë për 123 000 vjet dhe të jetë ende i sigurt.

Ka 49 871 linja ajrore në botë, në të cilat llogariten 102 465 fluturime ditore. Vetëm fluturimet e tre kompanive kryesore të linjave ajrore (Star Alliance, One Ëorld dhe Sky Team) janë 47 777.

Punësimet në Aviacionin Civil

Aviacioni civil punëson mbi 57 milionë njerëz dhe kontribuon me 2,2 trilionë dollarë në ekonominë globale.

Siguria në fluturim

Avioni është mjeti më i sigurt i transportit. Të dhënat i referohen vetëm SHBA, por janë të qarta: aksidentet shkaktojnë 0,06 vdekje për çdo një miliard milje udhëtim.

Universiteti i Oksfordit përllogariti se në vitin 2006, britanikët kishin shanse 1 në 36, 512 për të vdekur në një aksident automobilistik dhe një në 3,5 milionë shanse për të vdekur në një aksident ajror.

Turbulencat

Ekzistojnë tre lloje të turbulencave: të lehta, të moderuara dhe të rënda. Turbulencat e forta janë shumë të rralla. Disa minuta nga afërsisht 10 000 orë fluturimi për një pilot. Është e frikshme, por jo e rrezikshme. Avioni mund të devijohet në lartësi deri në 30 metra.

Fiton dashuria për jetën

Psikologu dhe ish-kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Tom Bunn, ka zhvilluar një program kundër frikës nga fluturimi i quajtur “Saar” dhe bazohet në çlirimin e oksitocinës, e njohur si hormoni i dashurisë.

Sipas tij, duke u mësuar të imagjinoni, me pak stërvitje, një burim të besueshëm të hormonit të dashurisë, familiarët tuaj, fytyra e partnerit etje, oksitocina hyn në qarkullim dhe amigdala çliron hormonin e stresit përgjegjës për ankthin gjatë fluturimit./ CNA

Lajmet e fundit nga