Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Është i mirënjohur për shumëkënd fakti që imazhi i një syri blu i vendosur në një unazë simbolizon “syrin e keq”. Ai është aq i famshëm si imazh, sa që shtua zyrtarisht në grupin e emoji-ve në vitin 2018 si pjesë e Unicode 11.0.
Dhe u bë shumë shpejt popullor si në mediat sociale ashtu edhe në komunikimet dixhitale private, duke u shfaqur në postimet e shumë personazheve të famshëm. Por ndërsa “syri i keq” përdoret gjerësisht për të mbajtur larg fatin e keq dhe ndjellë fatin e mirë, cila është origjina e këtij supersticioni?
“Syri i keq” përdoret prej shumë kohësh si një hamajli në vende si Turqia, Greqia por edhe territore të tjera pranë Mesdheut. Zakonisht simboli vjen në formën e një rruaze prej xhami. Ai quhet “nazarlik”, “nazar boncuk” ose “nazar boncugu” në Turqi, dhe është i paraqitur si një hamajli për të cilin tradita thotë se mbron njerëzit nga “syri i keq”.
Termi “nazar” përkthehet përafërsisht “për t’u parë” në arabisht, ndërsa “boncuk” vjen nga turqishtja që do të thotë perla. Në shumë kultura, në vend të vetë simbolit, syri i keq është një mallkim i jashtëm që mund ta godasë një person ose familje përmes një vështrimi të ndyrë, ose asaj që ndonjëherë njihet si “syri i qelbur”.
Besimi supersticioz se dikush mund të preket nga fati i keq për shkak të një shikimi të tillë, gjendet në shumë kultura. Në fakt, ai vërehet në mbarë botën, nga Mesdheu në Azi deri në Amerikën Qendrore. Dhe është shumë i lashtë.
Studiuesja Mari-Luiz Tomsen shkruan në revistën “Journal of Near Eastern Studies”, se në fillim të shekullit XX-të historianët gjetën prova të besëtytnive të syrit të keq midis asirianëve dhe babilonasve dhe Mesopotamisë së lashtë.
Syri i keq, lidhet veçanërisht me idenë e xhelozisë. Është shikimi ziliqar i një fqinji, i të një afërmi, rivali apo të huaji, që krijon një fat të keq mbi dikë, veçanërisht dikë të suksesshëm. Në thelb, koncepti i syrit të keq është një paralajmërim për ata që fitojnë pasuri dhe prestigj në lidhje me zilinë ndaj tyre, gjë që mund të çojë në zhbërjen e atyre sukseseve.
Thuhet se edhe komplimentet mund të tërheqin syrin e keq drejt atij që i merr ato. Shkrimtarja Diana Dark shkruan në librin e saj ”Turqia Lindore”, se syri i nazarit është zakonisht blu për të përfaqësuar sytë e vizitorëve në Turqi nga Evropa Veriore, të cilët shpesh kishin sy blu, diçka që është përgjithësisht e rrallë në Turqi dhe rajonet përreth.
Besohet se të huajt - si turistët që vizitojnë një vend të ri sot - kishin më shumë gjasa që t’i shihnin vendasit, duke krijuar përshtypjen se po u jepnin atyre shikime keqdashëse dhe jo kureshtare. Lidhja e ngjyrës blu me syrin e keq gjendet edhe përtej kufirit në Greqi.
Filozofi i lashtë grek Plutarku, pretendonte se njerëzit me sy blu ishin veçanërisht të aftë për të marrë më sysh ata përreth tyre. Megjithëse sot imazhi i nazarit sot lidhet me një nuancë të caktuar të xhamit ngjyrë blu, simboli modern besohet se ka evoluar nga një popull i lashtë, fenikasit, të cilët jetuan në Mesdheun Lindor në vitet 1500-300 Para Erës Sonë dhe që i dekoronin bizhuteritë e tyre me sy në ngjyrë të kaltër.
Ndërsa nazari është simboli më i famshëm që besohet se e largon syrin e keq, kulturat në mbarë botën kanë zhvilluar një sërë artefaktesh të ndryshme, që thuhet se i mbajnë mbajtësit e tyre të sigurt nga shikimi keqdashës i atyre që janë përreth tyre.
Në Indi, vend ku besimi tek syri i keq - buri nazar - përshkon çdo shtresë të shoqërisë, ka një larmi të madhe objektesh që përdoren për t’u mbrojtur nga syri i keq. Shumë indianë mbajnë gjithmonë me vete hamajli të ngjashme me nazarin mesdhetar.
Edhe pronarët e bizneseve varin shpesh në qafë hamajli të bëra nga speci djegës dhe limoni, për të shmangur mallkimet e njerëzve ziliqarë. Në Spanjë, ku syri i keq ka qenë i lidhur me shtrigat, në komunitetet rurale ishin të zakonshme ilaçet bimore.
Po ashtu për t’u mbrojtur nga syri i keq, digjeshin ose vareshin rreth shtëpisë disa lloje hamajlish. Në mbarë Evropën Veriore, besohej se karficat me simbole të veçanta largonin mallkimet e syve të këqij, ashtu siç përdoreshin nazaret në Mesdhe.
Sipas librit të studiuesit Frederik Eluorti, Syri i keq, pronarët e deveve në ishullin e Qipros, të cilët kishin frikë se devetë do të tërhiqnin syrin e keq, do t’i mbronin duke i stolisur me parzmore të zbukuruara me gjysmëhëna. Kjo traditë u përhap në Evropë dhe deri në Indi për të mbrojtur devetë por edhe kuajt./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Ashtu si ne, qentë mund të kenë frikë nga gjëra të ndr...
Një stuhi gurësh "vdekjeprurëse sa Hiroshima" u lëshua aks...
Ekspertët e Wi-Fi kanë ndarë sendet shtëpiake më të zakons...
Vetëm ata me një mendje analitike me ritme të shpejta do t...
Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrim...
Nëse duket sikur moti është “çmendur” kohët e fundit, duke...
Iluzioni më i madh që na është shitur ndonjëherë nga rekla...
Peshkaqenët kanë frikësuar njerëzit këtë verë në zona të n...
Mushkonjat janë një shqetësim i madh për shumë njerëz në k...
Kur jeni në plazh apo në një shkretëtirë, mund t’ju ketë s...
Probabiliteti për të gjetur një planet që ka ujë rritet me...
Ka disa gjëra që të gjithë ekspertët bien dakord që nuk du...
Në rrjetin social të “TikTok”-ut është publikuar videoja e...
Në vitin 1998 neuroshkencëtari gjermano-amerikan Kristof K...
Një hulumtim zbuloi se njerëzit që ndihen të vetmuar kanë ...
Sipas një studimi të ri të kryer nga studiues australianë ...
Pavarësisht nëse na pëlqen ta pranojmë apo jo, shumë prej ...
Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, dhe njerëzit mund...
Teoritë e konspiracionit - përfshirë pretendimin se kush e...
Tomazh Rotar di një ose dy gjëra mbi jetën dhe vdekjen në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...