Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bashkë me mjeshtrin e penës, ikonën e letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka publikuar një video nga takimi i Fllokos me Ismail Kadarenë.
Aktori ka emocionuar me interpretimin e poezisë “Mall” të shkrimtarit shqiptar, në prezencë të vetë gjeniut të letrave.
Ai ka recituar vargjet e poezisë, e cila njihet ndërkombëtarisht, me një interpretim prekës.
Takimi kokë më kokë mes mjeshtrit të madh të penës dhe aktorit shumë të dashur nga shqiptarët është zhvilluar dy ditë më parë.
E në fakt ky është një nga ato takimet mes mjeshtrash që mbahet mend, ku nuk flitet me gjuhë të zakonshme, por me gjuhën e artit.

Dhe një gjë të tillë e kanë bërë ikona e letërsisë shqiptare dhe një nga aktorët më të mirë të të gjitha kohërave.
Takime të tilla prodhojnë vetëm perla, njësoj si superinterpretimi i Timo Fllokos me “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.
Kjo është një nga shumë poezitë e të madhit Kadare që është interpretuar nga shumë e shumë persona, por çdo recitim është sjellë ndryshe e me emocione të veçanta.
E këto emocione na i dhurojnë vetëm veprat plot ndjenjë të gjeniut të letrave, që është përkthyer në 37 gjuhë të botës, që ka marrë shumë çmime ndërkombëtare dhe që është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” si kandidati i vetëm shqiptar në letërsi.
Me qindra botime dhe vepra të zgjedhura, Kadare ia doli që në kohën e diktaturës që veprat e tij të shkonin përtej Adriatikut.

Kadare ka marrë shumë çmime prestigjioze botërore si “Man Booker International Prize”, në vitin 2005, Çmimi "Neustadt International" për Letërsi në vitin 2019, "Princi i Asturias" në Letërsi në vitin 2009, Çmimi "Jeruzalem" në vitin 2015, Çmimi Botëror "Cino Del Duca", në vitin 1992, ndërsa Franca i ka akorduar Çmimin më të lartë gjeniut shqiptar, atë të Komandantit të Legjionit të Nderit, në vitin 2016 dhe në Shqipëri është shpallur “Nderi i Kombit”.
Nga ana tjetër, ylli i kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, është nga të paktët aktorë shqiptarë, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit.
Ndonëse karrierën e ka shtrirë edhe në Holliwood, ku ka interpretuar në disa filma, aktori nuk e ka harruar asnjëherë Shqipërinë, por e ka ndarë jetën mes atdheut dhe Amerikës.
E tashmë, dy nga personazhet që i kanë dhënë kontribut të pashlyeshëm në artin e kulturën shqiptare vijnë bashkë për të dhuruar emocione të jashtëzakonshme./ B.A. – CNA.al
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ar...
Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rri...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nd...
Mes ngjyrash e tablosh të varura në murë, piktori i mirënj...
Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e heroit tonë k...
Në datën e lindjes së piktorit: Ksenofon Dilo - Përfa...
Pesë janë kandidaturat, që janë në garë për të drejtuar Te...
Piktura me vlerë të madhe financiare, por edhe morale e sh...
Në këtë 140-vjetor të lindjes së tij Fan Stilian Noli kuj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...