
“Korça, magjia e artit”/ Rozana Radi, një lutje për “Koko Fest”
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.
Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.
Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.
“Ishte vendi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vend që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike, por ka një riokupim në periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm", thotë ajo.
Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli.
“Presim zbulime të reja monumentesh që i shtohen hartës së qytetit dhe të përcaktojmë fazat e banimit në Antigone. Deri tani është njohur një fazë e gjerë nga shekulli III-të deri në mesin e shekullit të II.pk, ndërsa gjatë gërmimeve kemi vënë re faza që tregojnë për dy nivele banimi", thotë ajo.
Ndërsa Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit misioni është mjaft i rëndësishëm për të sjellë të dhëna të reja për jetën e dy qyteteve në periudha të ndryshme historike.
“Ne jemi duke bërë këto kërkime së pari në zonën publike për të kuptuar si funksiononte qyteti dhe në një zonë private për të verifikuar të dhëna historike të qytetit”, thotë ai.
Zoti Perna thotë se nga gërmimet po konfirmohet se kemi të bëjmë me dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një tjetër të ri të periudhës bizantine. Kur jeta u shua në Antigone besojmë u zhvendos në Adrianopol, një zonë e rëndësishme arkeologjike, afër Gjirokastrës.
“Të gjitha këto janë të dhëna bazë që do të shërbejnë për planin e menaxhimit të Parkut Aarkeologjik të Antigonesë që jemi duke realizuar me koperacionin italian të zhvillimit", thotë zoti Perrna.
Të dhënat e reja të arkeologëve po konfirmojnë se qyteti që u ndërtua nga mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij Antigonë dhe u dogj nga romakët pas 200 vitesh u rijetëzua disa shekuj më vonë në periudhën bizantine.
Anigoneja premton shumë, thotë arkeologia Sabina Veseli. Sipas vlerësimeve paraprake një pjesë e vogël e qytetit është zbuluar deri tani, gati 15%.
“Mendojmë që do kthehemi për shumë vite në Antigone. Ne jemi vetëm në dy vitete e para të rikthimit të gërmimeve arkeologjike në Antigone. Antigonea ka shumë për të zbuluar qoftë ne sektorin e banimit por edhe në atë të jetës publike, në agoranë e qytetit ,në kërkim të tempujve, objekteve të kultit të cilat nuk janë zbuluar deri tani, po pse jo edhe të rimarrjes së qytetit në një periudhë të trazuar në shekullin e IV", thotë arkeologia Sabina Veseli.
Antigoneja ndodhet vetëm 14 kilometër larg Gjirokastrës , një qytet i Unesco-s dhe është një nga vendbanimet më të mëdha në Luginën e Drinos, e cila në rreth 42 km gjatësi ruan qytete antike kala, teatro antike dhe monumente të shumta kulturore./ VOA
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Në Prishtinë më 4 gusht nis Festivali i muzikës, "Sunn...
Në Ulqin u hap edicioni i 21-të i Panairit të Librit, ku p...
Sot është 90-vjetori i lindjes së KUJTIM SPAHIVOGLIT.. Po ...
Ditën e Diel, më 31 korrik 2022, për të tretin vit rad...
Opera “Tristani dhe Izolda” - një alternativë ndaj një bot...
Varrezat katolike të “Rrmajit”, në lindje të qytetit të Sh...
“Za Fest” do t'i japë edhe këtë vit za Shkodrës. Tri ...
Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Ur...
Në 115-vjetorin e lindjes së korifeut të letrave shqip...
Në promovim të turizmit dhe resurseve të qytetit, Shko...
Në Shkodër do të organizohet eventi madhështor 'Shkodr...
Shëpia e mirënjohur “Onufri” porsa ka hedhur në treg r...
Kërkimet arkeologjike janë zgjeruar në shumë zona në S...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...