
Drejtori i Kufirit të Vlorës, Eduart Sulejmani, u përfshi sot në një tjetër skandal, pas atij të sulmeve ndaj bizneseve dhe njerëzve të pajisur me dokumente për të marrë haraçin.
Sulejmani mashtroi publikisht me një ngjarje të ndodhur në Llaman, ku u plagosën dy të mitur, njëri prej të cilëve rrezikon jetën.
Policia raportonte se dy shtetasit me iniciale D. K. dhe K. Xh., të moshave 17 dhe 16 vjeç, zbritën nga mjeti lundrues Jet Ski dhe u hodhën nga shkëmbinjtë në det, por morën dëmtime për shkak se ranë afër shkëmbit.
Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Dëshmitarët treguan për mediat se të rinjtë u plagosën nga përplasja e dy Jet Ski-ve dhe për këtë ngjarje u shoqërua edhe pronari i mjeteve lundruese.
Tashmë, “Peshkaqeni” Sulejmani ka pranuar mashtrimin. Ai ka nxjerrë një tjetër njoftim për mediat, ku konfirmon plagosjen e të rinjve nga përplasja e mjeteve lundruese.
Sipas versionit të dytë, të miturit ishin në të njëjtin motor uji dhe janë përplasur me motorin e ujit që drejtohej nga dy shokët e tyre, po ashtu të mitur.
Por, “Peshkaqeni” Sulejman, për të shpëtuar “kokën” e tij, është justifikuar me pretendimin se dy shokët e të plagosurve kanë dhënë dëshmi të rremë.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.
Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.
Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.
Nga hetimet ka rezultuar se:
Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.
Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.
Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.
Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ CNA


Policia shqiptare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, në fs...
Një bidon me 28 litra benzinë ka shpërthyer në një skaf në...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të 75-vjeçarit me inicia...
Drejtoria e policisë Tiranë ka zbuluar detaje nga operacio...
Policia ka kryer një operacion antidrogë nga ku janë sekue...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugo...
Bulqizë - U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë...
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër, në Shupenzë, ku k...
Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në niv...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të pu...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Policisë Kuf...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të pu...
Një aksdident është regjistruar pasditen e kësaj të diele ...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligj...
Një person ka vjedhur disa ditë më parë në një object kult...
4 persona kanë rënë në prangat e policisë, në sajë të oper...
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë bllokuar ...
Një i dënuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në burgun...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...