web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet grupi kriminal në Kurbin/ Trafikantët kapen gjatë shkëmbimit të drogës, djegin velierën

15 Gusht 2023, 22:10, Kronika CNA

Goditet grupi kriminal në Kurbin/ Trafikantët kapen gjatë

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane kanë zhvilluar këtë të martë një operacion ndërkombëtar antidrogë dhe kanë goditur një grup kriminal.

Mediat raportojnë se grupi kriminal ndodhet me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Policia ka ndërhyrë në momentin që trafikantët po shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Këta të fundit, në tentativë për të shpëtuar, i kanë vënë flakën një veliere sapo janë afruar blutë. Mendohet se në këtë velierë ka pasur pako me drogë.

Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe kanë bllokuar 4 gomone. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për këtë operacion ndërkombëtar, ndërkohë që pritet të zbardhë më shumë detaje./ CNA





Lajmet e fundit nga