LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plumbat trondisin Shkodrën/ Policia vihet menjëherë në lëvizje, 'blindon' zonën

18 Shtator 2022, 20:42, Kronika CNA
Plumbat trondisin Shkodrën/ Policia vihet menjëherë në
Foto nga vendngjarja

Dalin detajet e para nga të shtënat me armë që tronditën mbrëmjen e sotme Shkodrën.

Mësohet se është qëlluar me armë brenda një lokali në bulevardin 'Bujar Bishanaku', pranë kryqëzimit të Kirasit.

Mediat raportojnë se nga plumbat ka mbetur një viktimë. CNA.al kontaktoi policinë e Shkodrës, por nuk ka marrë një konfimim për të vrarë.

Ndërkohë, blutë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë 'blinduar' zonën përreth.

Ndërkaq, pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të të shtënave./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga