LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me 17 mijë euro me vete/ Kapet në Kapshticë 56-vjeçari turk

23 Nëntor 2022, 16:30, Kronika CNA
Me 17 mijë euro me vete/ Kapet në Kapshticë 56-vjeçari
Paratë e sekuestruara

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi.

Blutë bëjnë me dije se në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip "Benz", me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga