LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatjon Murati në arrati/ Gjykata e Tiranës e shpall të pafajshëm

30 Maj 2023, 12:52, Kronika CNA

Fatjon Murati në arrati/ Gjykata e Tiranës e shpall të

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratin për çështjen e arsenalit të armëve.

Për këtë bazë armësh është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjini, ndërsa Françeska Kolgjegja ka marrë dënimin e 90 orëve punë në interes publik.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje ndaj Fatjon Muratit i cili është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.

Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm Muratin këtë të martë dhe me vendimin e sotëm Murati mbetet në kërkim për largim nga banesa./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga