LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Digjet dhoma e hotelit në Divjakë/ Ndërron jetë pronari

29 Shtator 2022, 11:48, Kronika CNA

Digjet dhoma e hotelit në Divjakë/ Ndërron jetë pronari

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga