LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i “Guccit” në Kolumbi/ Klodiana Lala hedh dyshimet, ja pse nuk është një nga bosët e kartelit

27 Shtator 2022, 22:02, Kronika CNA
Arrestimi i “Guccit” në Kolumbi/ Klodiana Lala hedh dyshimet,
Deniz Klironomi, i njohur si “Gucci”

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Deniz Klironomi, i njohur si “Gucci”, shqiptari i arrestuar në Kolumbi për drogë, është një personazh i botës së krimit, por sipas saj nuk është një nga bosët e kartelit të drogës.

E ftuar në emisionin "Open", Lala hedh dyshimet duke thënë se “Do ishte e ekzagjeruar që të thoja se është një nga bosët e kartelit. Është personazh i rëndësishëm që është futur thellë në kartelin e drogës, por të thuash që ky drejton kartelin, është e madhe”.

 “Shqiptarët janë fuqizuar shumë në trafikun e drogës dhe kanë avancuar në trafikun e drogës në Amerikën Latine. Por s’mund të them se është kreu i një karteli. Shqiptarët mund të garantojnë transportin, burimin, por nuk e besoj se… kam parë shkrimet e mediave të huaja. Do ishte e ekzagjeruar që të thoja se është një nga bosët e kartelit. Është personazh i rëndësishëm që është futur thellë në kartelin e drogës, por të thuash që ky drejton kartelin, është e madhe. Shqiptarët bashkëpunojnë, janë bërë të rëndësishëm, pasi veprojnë mbi baza gjinore, të ‘besës’ janë operativë për mënyrën se si hyjnë në treg. Dritan Rexhepi e drejtonte nga burgu kartelin e drogës, por qëndroi një kohë të gjatë atje. Është histori e ashpër atje, një histori se si funksionon është e thellë”, tha ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga