LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJE/ Plagosi shoferin e furgonit në Lezhë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor 2023, 11:47, Kronika CNA

DETAJE/ Plagosi shoferin e furgonit në Lezhë, autori largohet nga

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Lezhë. Sipas uniformave blu, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit për parkimin e automjeteve, shtetasi M.K ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.N 35 vjeç, banues në Laç.

Ky i fundit, i cili është shofer i një furgoni, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor./CNA

 

Lajmet e fundit nga