LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlloi dje me armë 34-vjeçarin që i plagosi vëllain/ Bie në pranga oficeri i ushtrisë

24 Nëntor 2023, 10:41, Kronika CNA
Qëlloi dje me armë 34-vjeçarin që i plagosi vëllain/
Foto ilustruese

Një konflikt që degjeneroi në përdorimin e armës ndodhi ditën e djeshme në Vorë.

34-vjeçari me iniciale E. H. goditi me thikë në krah 24-vjeçarin me iniciale K. M., në momentin që ky i fundit ndodhej në makinë me vëllain e tij.

Vëllai i të plagosurit, i cili është oficer ushtrie, nxori armën e shërbimit dhe qëlloi 34-vjeçarin.

Të dy të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa këtë të premte policia ka ndaluar oficerin e ushtrisë, si dhe 34-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit: 

- E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë. 

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H.       

Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA

Lajmet e fundit nga