LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosje e dyfishtë në Vorë/ 34-vjeçari godet me thikë vëllain e ushtarakut, oficeri e qëllon me armë

23 Nëntor 2023, 13:13, Kronika CNA

Plagosje e dyfishtë në Vorë/ 34-vjeçari godet me

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 12:20, në Vorë.

34-vjeçari me iniciale E. H. ka plagosur me thikë në krah 24-vjeçarin me iniciale K. M., 24 vjeç, banues në Vorë.

I plagosuri ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga vëllai i tij E. M., 27 vjeç, ky i fundit oficer ushtrie.

Në këto momente, oficeri i ushtrisë, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur 34-vjeçarin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri, është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA

Lajmet e fundit nga