Çfarë fshihej në "strofkullën" e Martinajt?/ Gazetari: Ish-nëndrejtorë të Policisë së Tiranës ishin në shërbim të tij
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me bastisjen e...

Klodian Lekocaj, i cili paraqitet si një person i cili nuk ka lekë as për paketë, së fundmi mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me këtë personazh të botës së krimit.
Ai rezulton i përfshirë direkt apo indirect ai është i përfshirë në dhjetëra krime prej viteve 2000 në Greqi.
Përveç përfshirjen së tij në vrasjen e avokatit Zafiropoulos, Arbër Bakos, Bardhyl Tushës e disa personave të tjerë, Lekocaj rezulton i përfshirë edhe në vrasjen e Elvis Bogdanit në 2008 si edhe në atë të Ari Papës në 2021.
Gjithashtu emri i Lekocajt është i përfshirë edhe në një hegtim tjetër të policisë greke në 2019, ku rezulton se ai rekruton vrasës me pagesë nga Shqipëria.
Sipas këtij hetimi ai rezulton se ka organizuar një vrasje me pagesë kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh, ku viktimë mbeti një shtetas pakistanez në Greqi, i cili ishte i pranishëm në një ngjarje kriminale, dhe kjo ishte arsyeja se përse ai u “hoq qafe”.
Në një telefonatë që Klodian Lekocaj kishte zhvilluar me një shtetas grek 39-vjeçar, i cili ishte i burgosur në burgun Domokos për vjedhje, ai ishte shprehur “Pagesa është 30 mijë euro… është racë pakistaneze”.
Kjo fjali ka dalë nga përgjimet e telefonatave të Lekocajt.
Sipas pazarit 20 mijë euro do i merrte vrasësi me pagesë, ndërsa 10 mijë euro do të ndaheshin mes Lekocajt dhe bashkëpunëtorit të tij grek.
Gjithashtu Klodi dëgjohet duke thënë se kishte mbetur keq për “gishta”, pra për vrasës me pagesë dhe i kërkoi grekut që të ndërmjetësonte, për të gjetur ndonjë person të gatshëm për këto punë.
“Unë pres njerëz që bëjnë të tilla sepse timi është brenda”, i thotë ai.
Nga ndërmjetësimi i grekut dhe një bullgari, Klodiani arriti të gjente një shqiptar, i cili erdhi nga Shqipëria në Greqi për të kryer punën.
Shqiptari kishte kryer edhe më herët vrasje, pasi kishte ekzekutuar një të moshuar në vitin 2013.
Greku dhe bullgari dëgjohen t’i thonë shqiptarit: “Pula është pakistanez, japin 30”, i thonë fillimisht.
Më pas i thonë edhe se porosia është e Klodianit, e madje shqiptari duhet të nxitonte për të vrarë pakistanezin, pasi do të kryente një punë tjetër pas kësaj. “Është ai që hëngri avokatin, që dha urdhrin”.
“Një herë po filloi kjo punë, pastaj janë shumë punë”.
Në një bisedë tjetër telefonike greku dhe bullgari, porosisin shqiptarin, që ta qëllojë në kokë pakistanezin dhe më pas t’a hidhte pistoletën në det.
Përfundimisht vrasësi me pagesë u arrestua teksa transportonte 5 kg marijuanë me anije nga Pireu në Xio për llogari të një të burgosuri në burgun e Korfuzit dhe para së të udhëtonte për Amfisa ku do të merrte pistoletën dhe një zarf me të dhënat dhe fotografinë e viktimës.
Personazhet e tjerë u arrestuan gjithashtu në vitin 2019 nga Anti-Terrori grek e po ashtu kontrolle të rrepta u kryen dhe në burgun e Domokos dhe Korfuzit./CNA.al
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me bastisjen e...
Një 52-vjeçar ka kundërshtuar forcat policore në Librazhd....
Pamje të tjera kanë dalë nga vrasja e dy shqiptarëve në At...
Një sherr është regjistruar pak ditë më parë në Tiranë...
Një grua është denoncuar në Tiranë nga familja se kanë...
Një sherr ka ndodhur mes disa personave ditën e sotme ...
10 persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi tra...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka folur mbi çështj...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur m...
Procesi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka hyrë në fazën e s...
28 500 euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Morinës....
Një automjet luksoz është djegur në orët e parë të mën...
Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Ergys Muzhaqi, ka folur...
Eksperti i Sigurisë Kombëtare, Ergys Muzhaqi ka komentuar ...
Analisti Mentor Kikia ka komentuar aksionin e sotëm të for...
Gazetari i kronikës, Julian Kasapi ka folur lidhur me kont...
Ditët e fundit emri i Klodian Lekocaj, ka qenë një ndër em...
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa e konsideron h...
Ditën e sotme forcat e FNSH dhe RENEA ushtruan një kontrol...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...