Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Ditët e fundit emri i Klodian Lekocaj, ka qenë një ndër emrat më të lakuar, ku është konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë.
Ai dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë si dhe vrasjen e Edmond Papës në Tiranë.
Mediat greke i kanë kushtuar një artikull, ku kanë bërë një profil lidhur me historinë e tij kriminale, si dhe kanë paraqitur një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj të vitit 2019.
Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë, pjesë e të cilit ishin edhe Brahim Brahimaj e Olti Duçë, të cilë u dënuan me burgim të përjetshëm në Greqi. Ata akuzoheshin per vrasje me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.
Ai është cilësuar si kreu i mafias së burgjeve në Greqi, megjithëse vetë Lekocaj nuk e pranon këtë epitet, dhe e cilëson veten sit ë pafajshëm.
Tre vite më parë, përmes një videomesazhi nga burgu Lekocaj deklaronte se ai nuk kishte lekë për të blerë një paketë cigare, e nuk kishte as 8 klasë shkollë, e aq më pak të ishte kreu i një bande kriminale.
“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.
Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.
Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja, por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniak dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.
Më caktuan një avokat, por ai më la pasi mori vesh se kush isha, ende nuk e kam zyrtarisht akuzën në dorë. Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.
E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.
Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua. Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Nuk duroj dot që shqiptarët të na vrasin. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?
Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”, thuhet në video mesazhin e tij në 2019./CNA.al
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa e konsideron h...
Ditën e sotme forcat e FNSH dhe RENEA ushtruan një kontrol...
FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në b...
Drejtori i filialit të Postes Shqiptare në Lezhës, Pjerin ...
Gazetari Eni Ferhati shprehet se që nga zhdukja e Ervi...
Zhdukja e Ervis Martinajt prej muajsh mbetet ngjarja më e ...
Gazetarja Klodiana lala është shprehur se arsyeja se përse...
Shtëpia e Ervis Martinajt është kthyer në një repart ushta...
Prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shyjë edhe për 3 muaj...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentu...
Mëngjesin e sotëm, forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH...
Një dasmë ka përfunduar në sherr me thika mes kushërin...
Një sipërfaqe me shkurre në Devoll është përfshirë nga...
FNSH dhe RENEA kanë rrethuar mëngjesin e sotëm shtëpinë e ...
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej gushtit të këtij...
Një konflikt mes kushërinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme n...
Një sherr është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë....
Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 72-v...
Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “blind...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...