web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon thirrjen e 59 dëshmitarëve

27 Dhjetor 2022, 12:45, Kronika CNA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon thirrjen e 59

Procesi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka hyrë në fazën e shqyrtimit gjyqësor. 

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar të thirren në proces 59 dëshmimtarë dhe të pandehur për Xhuvanin.

Ndërkohë, seanca e ardhshme është caktuar nga Prokuroria e Elbasanit më datë 9 janar.

Shtyrja e seancës ka ndodhur për të disatën herë rradhazi. Kjo është hera e pestë që ajo shtyhet për muajin dhjetor.

Shkak është bërë gjithmonë mungesa e avokatëve ose e deshmimtarëve si dhe nevoja nga ana e trupit gjykues për të mbledhur prova.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga