Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Mjeti del nga rruga, plagoset një person

29 Qershor 2022, 21:00, Kronika CNA
Aksident në autostradën Vlorë-Fier/ Mjeti del nga rruga, plagoset
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se në afërsi të fshatit Bishan një mjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, me inicialet A.T., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

“Më datë 29.06.2022, rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga