LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje makabre në Uells/ Djali vret nënën dhe shfaqet i qeshur gjatë arrestimit

21 Nëntor 2023, 16:42, Kosova & Bota CNA
Ngjarje makabre në Uells/ Djali vret nënën dhe shfaqet i qeshur
Lewis Bush

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga “The Sun”.

Prestigjozja përshkruan momentin e arrestimit të një vrasësi i cili pasi kishte masakruar nënën e tij, është shfaqur duke qeshur gjatë arrestimit nga autoritetet.  

“Ky është momenti rrëqethës kur një djalë vrasës qeshi ndërsa u arrestua për vrasjen e nënës së tij pas një sulmi të furishëm në shtëpinë e saj.” - thuhet në artikullin e “The Sun”.

Lewis Bush, 25 vjeç, vrau nënën e tij Kelly Pitt, 44 vjeç, pas dy vitesh abuzimi ndaj saj. Ai gjatë kohës që kreu vrasjen ishte liruar me kusht.

Autoritetet kanë raportuar se më 10 maj, “përbindëshi” goditi me grushte e shkelma nënën e tij, ndërsa ajo ka kërkuar që vajza e saj të telefononte policinë.

Pasi kreu aktin, Bush e la trupin e saj në shtëpi, dhe nëna e pajetë u gjend dy ditë më vonë nga fqinjët në Newport, Uells.

Në momentin e arrestimit ai i tha oficerëve:  "Vrasje, po bëni shaka me mua?”

Duke iu drejtuar vëllait të saj në bankën e të akuzuarve, Jordan, motra e Bush i tha atij:

"Nëna jonë nuk do ta shohë kurrë mbesën e saj të rritet për shkak të asaj që bëre. Tani jam vetëm pa mama, motër apo vëlla, sepse ti nuk je vëllai im”.

Bush u dënua me burgim të përjetshëm./CNA

Lajmet e fundit nga