Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të martën se ishte "absolutisht i bindur" se Turqia do të ratifikojë protokollin e pranimit të Suedisë në NATO dhe se udhëheqësit e aleancës do të "dërgojnë një mesazh shumë të fortë dhe pozitiv" në lidhje me dëshirën e vetë Ukrainës, për t'u bërë pjesë e saj.
Zoti Stoltenberg tha se takimi i NATO-s në Vilnius "ishte historik që përpara se të hapej", pasi bisedimet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan sollën përparim lidhur me një ngërç disamujor. Zoti Erdogan kishte akuzuar Stokholmin se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të goditur militantët e PKK-së, një parti politike që qeveria turke e sheh si ekstremiste.
Zoti Erdogan u zotua të miratojë protokollin për anëtarësim të Suedisë në parlamentin turk, shembull që pritet në ndiqet edhe nga Hungaria, që gjithashtu nuk ka dhënë ende miratimin e saj.
Presidenti turk e lidhi çështjen e anëtarësimit të Suedisë me përpjekjet e ngecura të Ankarasë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
"Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithmonë aspiratat e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe vazhdojnë ta bëjnë”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë i cili kërkoi të mos identifikohej, një praktikë e zakonshme kur diskutohet për politikën e administratës. “Vëmendja jonë është përqendruar te Suedia, e cila është e gatshme t’i bashkohet aleancës”, shtoi ai.
Presidenti Joe Biden, i cili do të takohet me zotin Erdogan të martën në fund të ditës së parë të punimeve në kuadër të NATO-s, e mirëpriti lajmin për mbështetjen që Turqia po ofron për Suedinë.
“Jam i gatshëm të punoj me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Turqinë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese në zonën euro-atlantike”, tha zotin Biden në një deklaratë. “Mezi pres të mirëpres kryeministrin Kristersson dhe Suedinë, si aleatin tonë të 32-të të NATO-s”, shtoi ai.
Administrata Biden ka mbështetur përpjekjet e Turqisë për të blerë 40 avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara, një marrëveshje që ka hasur në kundërshtimin e ligjvënësve amerikanë të cilët kanë thënë se Uashingtoni nuk duhet të vazhdojë në këtë drejtim, derisa Turqia të mbështesë kërkesën e Suedisë për t'u bërë anëtare e NATO-s.
I pyetur të martën se çfarë e bëri Turqinë të hiqte dorë nga kundërshtimi i saj, Presidenti Biden u përgjigj duke buzëqeshur: "Çfarë mendoni ju?!" Kur u pyet nëse ishte i befasuar nga vendimi i Turqisë, zoti Biden tha: "Aspak".
Suedia dhe Finlanda aplikuan bashkërisht për anëtarësim në muajin maj të vitit që shkoi, një vendim që u nxit nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Anëtarësimi i Finlandës u finalizua në prill.
NATO pritet të diskutojë edhe mbi të tjera çështje të rëndësishme, mes së cilave përmbushja e një angazhimi për të shpenzuar të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Aktualisht, vetëm shtatë vende anëtare e përmbushin këtë objektiv.
Një tjetër pike kyçe është ambicia e Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s. Në vitin 2008 vendet aleate ranë dakord në parim se një gjë e tillë të ndodhte pa përcaktimin e një udhërrëfyesi për anëtarësimin e këtij vendi.
Zoti Stoltenberg tha të martën se gjatë një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në maj, kishte paraqitur një paketë që përfshinte heqjen e kërkesës, për një plan veprimi për anëtarësimin e Ukrainës.
Zoti Biden ka pranuar se nuk ka konsensus brenda aleancës për pranimin e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara hezitojnë për një anëtarësim të shpejtë për Kievin pasi druhen për një përfshirje të NATO-s në luftë kundër Rusisë.
Anëtarësimi ndërsa lufta vazhdon, do të detyronte NATO-n të zbatonte nenin 5 të traktatit të saj, që mbështet parimin se "një sulm ndaj një vendi është një sulm ndaj të gjithëve"./ VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të is...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...
Në qendër të Samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën d...
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dh...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar ...
Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Ko...
Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropi...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë nj...
Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry...
Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti...
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...