Bombat thërrmuese nga SHBA-ja/ Biden, takim “kokë më kokë” me Sunak
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...

Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizhja, korrik 2023.
Të dielën, forcat ukrainase vazhduan përpjekjet e tyre për të rimarrë rajonet në juglindje të vendit, të cilat aktualisht janë nën kontrollin rus, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-transmetimi.
Sipas raporteve nga burimet ruse, përleshje intensive ndodhën në zonat përreth qytetit të Bahmutit, i cili ishte pushtuar nga forcat mercenare ruse Wagner në muajin maj, pas shumë muajsh luftimesh në këtë qytet.
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, njoftoi vendosjen e një prej njësive të tij në këtë rajon.
E armatosur me armatim të avancuar nga Perëndimi, gjatë mbi 500 ditëve të konfliktit, Ukraina ka filluar një kundërofensivë ndaj ushtrisë ruse. Përpjekjet fillestare të tyre janë përqendruar në rimarrjen e një grupi fshatrash në jugperëndim, teksa në të njëjtën kohë përpiqen të rimarrin kontrollin mbi rajonet përreth qytetit të Bahmutit.
Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, përcolli përmes "Telegram"-it, ku tha se beteja intensive po shpaloseshin në dy zona juglindore.
“Ne po konsolidojmë fitoret tona në ato fusha”, shkroi ajo.
Sipas deklaratës së saj, trupat ruse po mbrojnë gjatë gjithë kohës Bahmutin, dhe tha se forcat ukrainase kishin bërë disa përparime në krahun jugor të qytetit.
Nuk pati ndryshime të dukshme në pozicionet veriore të Bahmutit dhe forcat ukrainase u angazhuan në luftime intensive në perëndim të Bahmutit dhe afër Limanit, i cili ndodhet më në veri në rajonin e Donjeckut.
Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan "ABC" përpara samitit të NATO-s në Lituani, presidenti Zelensky shprehu shpresat e tij në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në aleancën e mbrojtjes perëndimore.
Zelensky, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan "ABC", përpara samitit të NATO-s të kësaj jave në Lituani, ku Kievi shpreson të marrë indikacione të forta si për anëtarësimin e ardhshëm në aleancën e mbrojtjes perëndimore, ashtu edhe për garancitë për sigurinë e saj, pranoi se përparimet ishin më të ngadalta sesa dëshironin ai dhe gjeneralët e tij, por tha se forcat ukrainase po përparojnë.
"Të gjithë ne duam ta bëjmë më shpejt [kundërsulmin] sepse çdo ditë do të thotë humbje të reja të ukrainasve. Ne po përparojmë. Nuk kemi ngecur", tha ai, duke theksuar se ushtria kishte kapërcyer një "lloj stagnimi" në muajt e mëparshëm.
"Të gjithë do të donim ta shihnim kundërsulmin të realizohej në një periudhë më të shkurtër kohore. Sot, iniciativa është në anën tonë", tha ai.
Vëmendje e madhe ditët e fundit është përqendruar te fshati Klishçivka, i shtrirë në jug të Bahmutit.
Udhëheqësi çeçen Kadyrov, duke shkruar në "Telegram", tha se njësia e tij "Akhmat" ishte duke luftuar në krah të Rusisë në qytetin e Bakhmutit. Ai postoi një video të një komandanti në majë të një automjeti të blinduar pranë fshatit Klishçivka.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin zmbrapsur përparimet ukrainase pranë Bahmutit, me luftimet e vështira "jo vetëm nga intensiteti ditor i betejave, por edhe nga shtrirja gjeografike".
Analisti ushtarak ukrainas Denys Popovych tha se forcat ukrainase kishin marrë "pozicione të rëndësishme pranë Klishçivkës"./ Rel
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e të ...
Postimet “fake” në lidhje me konfliktin në Ukrainë vazhdoj...
Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimi...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, është shpre...
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Koso...
Në ditën e 500-të të luftës ndaj Rusisë, Presidenti Volody...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të sh...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të sht...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur në telefon me P...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Luftëtarët mercenarë të grupit Wagner të udhëhequr nga Yev...
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggel...
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër ...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë bomba ...
Qeveria holandeze u rrëzua të premten pasi anëtarët e ...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën h...
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...