Vizita e Yellen në Kinë, një hap përpara në marrëdhëniet me SHBA
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, është shpre...

Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimin e Uashingtonit për të furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese.
Të premten, SHBA konfirmoi se po dërgonte armët e shumëdiskutuara në Ukrainë, vendim I presidentit Joe Biden që e quajti atë një "vendim shumë të vështirë".
Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja thanë se ishin kundër përdorimit të armëve.
Bombat thërrmuese janë ndaluar nga më shumë se 100 vende për shkak të rrezikut që ato paraqesin për civilët.
Ato zakonisht lëshojnë shumë bomba më të vogla që mund të vrasin në një zonë të gjerë.
Pse SHBA po i jep Ukrainës armë të tilla?
Biden tha për CNN se ai kishte folur më parë me aleatët për vendimin, i cili ishte pjesë e një pakete ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë.
Vendimi u kritikua shpejt nga grupet e të drejtave të njeriut duke thënë se municionet thërrmuese përbëjnë "një kërcënim të madh për jetën e civilëve, edhe shumë kohë pasi konflikti të ketë përfunduar".
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak theksoi se Britania e Madhe ishte një nga 123 vendet që kishin nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, e cila ndalon prodhimin ose përdorimin e armëve dhe dekurajon përdorimin e tyre.
Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles u tha gazetarëve se Spanja ka mbajtur një qëndrim të palëkundur se disa armë dhe bomba nuk mund të dërgoheshin në Ukrainë.
"Jo bombave thërrmuese dhe po mbrojtjes legjitime të Ukrainës, e cila ne e kuptojmë se nuk duhet të kryhet me bomba thërrmuese," tha ajo.
Qeveria kanadeze tha se ishte veçanërisht e shqetësuar për ndikimin e mundshëm të bombave - të cilat ndonjëherë qëndrojnë të pashpërthyera për shumë vite.
Gjermania shprehet se megjithëse nuk do t'i jepte armë të tilla Ukrainës, ajo e kuptonte qëndrimin amerikan.
"Ne jemi të sigurt se miqtë tanë amerikanë nuk e morën vendimin për furnizimin e një municioni të tillë lehtë," u tha gazetarëve në Berlin zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka dhënë garanci se bombat thërrmuese do të përdoren vetëm për të thyer linjat e mbrojtjes së armikut, dhe jo në zonat urbane.
Koalicioni amerikan i municioneve thërrmuese, i cili është pjesë e një fushate ndërkombëtare të shoqërisë civile që punon për çrrënjosjen e armëve, tha se ato do të shkaktonin "vuajtje më të mëdha, sot dhe për dekadat në vijim".
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka qenë gjithashtu kritike, duke u shprehur se "përdorimi i municioneve të tilla duhet të ndalet menjëherë dhe të mos përdoret në asnjë vend".
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha gjithashtu se garancitë e Ukrainës se do t'i përdorte municionet thërrmuese me përgjegjësi nuk vlejnë..
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi presidentin amerikan për "një paketë ndihme ushtarake në kohë, të gjerë dhe shumë të nevojshme".
Gjenerali Sir Richard Shirreff, një ish-zëvendës komandant i NATO-s në Evropë, ka mbështetur këtë vednim të SHBA-ve duke thënë se vendosja e tyre duhet ta bëjë më të lehtë për Ukrainën të depërtojë në linjat ruse.
Nëse Perëndimi do të kishte siguruar më shumë armë më herët, tha ai, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë të siguronte këtë armë tani./ CNA
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, është shpre...
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Koso...
Në ditën e 500-të të luftës ndaj Rusisë, Presidenti Volody...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të sh...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të sht...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur në telefon me P...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Luftëtarët mercenarë të grupit Wagner të udhëhequr nga Yev...
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggel...
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër ...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë bomba ...
Qeveria holandeze u rrëzua të premten pasi anëtarët e ...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën h...
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës n...
I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escob...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’i dërgojnë Ukr...
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po vi...
Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...