Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado po hidhet një hap i rëndësishëm në historikun e armatimeve luftarake, që i kanë fillimet që nga Lufta e Parë Botërore. Punonjësit po shkatërrojnë raketat e mbushura me gaz nervor. Këto janë armët e fundit kimike që Shtetet e Bashkuara i kanë deklaruar si pjesë e arsenalit të tyre, shkatërrimi i të cilave ishte marrë si angazhim me aderimin në Konventën për Armët Kimike.
Me shkatërrimin e municioneve të fundit kimike, Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se këto lloj armësh nuk janë më të pranueshme në fushëbetejë dhe u dërgojnë një mesazh vendeve që nuk janë bërë pjesë e marrëveshjes 26-vjeçare për eliminimin e tyre.
“Po i shpëtojmë Shtetet e Bashkuara nga këto rezerva të armëve kimike, të cilat tashmë nuk do të lëndojnë më asnjë person apo komunitet. Misioni u përmbush”, thotë Kim Jackson drejtuese në fabrikën e shkatërrimit të armëve kimike.
Në depon kimike të ushtrisë në Pueblo të Kolorados kishte filluar që nga viti 2016 puna për shkatërrimin e plotë të armëve kimike. Në Shtetet e Bashkuara ishin rreth 800 mijë municione kimike me agjent nervor të ruajtura në bunkerë të nëndheshëm pranë fermave të mëdha në Pueblo.
Ndërsa në Kentaki mbaheshin edhe municione me gazin nervor sarinë dhe VX, pjesa më e madhe tyre të vendosura brenda raketave që nga vitet 1940. Shkatërrimi i tyre filloi në vitin 2019 me një proces që realizon shkrirjen e agjentëve vdekjeprurës.
Punonjësit në Pueblo zhvendosin me saktësi dhe ngadalë armatimet drejt dhomave të sigurta, ku robotë të drejtuar nga distanca bëjnë punën e rrezikshme të eliminimit të agjentit toksik, i cili projektohej për të shkaktuar çarje të lëkurës, acarim të syve, hundës, grykës dhe mushkërive.
Pajisjet robotike heqin materialin shpërthyes përpara se agjenti nervor të neutralizohet me ujë të nxehtë dhe të përzihet me një solucion që parandalon reaksion të mundshëm në të ardhmen. Në vazhdim, materiali futet në kontenierë të mëdhenj të mbushur me mikrobe, ndërsa predhat e mbetura dekontaminohen me nxehtësi prej gati 540 gradësh Celcius dhe dërgohen për riciklim metalesh.
“Kjo është e rëndësishme pasi Shtetet e Bashkuara patën marrë angazhimin për të shkatërruar arsenalin e armatimeve kimike... Shkatërrimi i tyre përmbyll një kapitull, të rëndësishëm në historinë ushtarake, por të cilin dëshironim shumë ta mbyllnim”, thotë Kingston Reif, Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Kontrollin e Armëve.
Me përfundimin e procesit në të dyja fabrikat, komunitetet përreth do të përballen tashmë me pasojat ekonomike të përfundimit të këtyre projekteve shumëvjeçare, që patën krijuar mijëra vende pune dhe patën tërhequr profesionistë me kualifikime të larta./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ...
UASHINGTON – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të en...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje...
Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yelle...
Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione t...
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kur...
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Via dei ...
Kompanitë amerikane dhe gjermane ishin taksapagueset më të...
Japonia ka protestuar ndaj Koresë së Jugut, pasi kjo e fun...
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte k...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një ...
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka mbërr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 6 korr...
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, T...
Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë në...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radio...
Gjatë një megaoperacioni në rang kombëtar policia britanik...
Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur muni...
Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënësit të BE-së, Peter Sta...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...