EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Qeveria holandeze u rrëzua të premten pasi anëtarët e koalicionit në pushtet nuk arritën një marrëveshje për kufizimin e imigracionit, gjë që do të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë.
Kriza u shkaktua nga një shtytje e partisë konservatore VVD, të kryeministrit Mark Rutte për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve në Holandë, e cila nuk u mbështet nga dy parti të koalicionit qeveritar katërpartiak.
"Nuk është sekret që partnerët e koalicionit kanë mendime të ndryshme rreth politikave të imigracionit. Sot, për fat të keq, kemi arritur në përfundimin se këto mosmarrëveshje janë bërë të pakapërcyeshme. Prandaj, unë do t'ia paraqes mbretit dorëheqjen e të gjithë kabinetit", tha Kryeministri Rutte në një konferencë shtypi.
Tensionet arritën kulmin këtë javë, kur Kryeministri Rutte kërkoi mbështetje për një propozim për të kufizuar hyrjen e fëmijëve të refugjatëve të luftës që janë tashmë në Holandë dhe për t'i detyruar familjet të presin të paktën dy vjet përpara se të bashkohen.
Ky propozim i fundit shkoi shumë larg për Unionin e vogël të krishterë dhe liberal D66, duke shkaktuar një ngërç.
Koalicioni i Kryeministrit Rutte do të qëndrojë në pushtet si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të reja, një proces i cili në peizazhin e përçarë politik holandez zakonisht zgjat me muaj.
Agjencia e lajmeve ANP, duke cituar komisionin kombëtar të zgjedhjeve, tha se zgjedhjet nuk do të mbaheshin përpara mesit të nëntorit.
Një qeveri e përkohshme nuk mund të vendosë për politika të reja, por zoti Rutte tha se kjo nuk do të ndikojë në mbështetjen e vendit për Ukrainën.
Holanda tashmë ka një nga politikat më të ashpra të emigracionit në Evropë, por nën presionin e partive të krahut të djathtë, zoti Rutte prej muajsh po përpiqej të kërkonte mënyra për të reduktuar më tej fluksin e azilkërkuesve.
Kërkesat për azil në Holandë u rritën me një të tretën vitin e kaluar në mbi 46 mijë dhe qeveria ka parashikuar se ato mund të rriten në më shumë se 70 mijë këtë vit, duke arritur nivelin më të lartë, të shënuar në vitin 2015.
Kryeministri Rutte, 56 vjeç, është udhëheqësi më jetëgjatë i qeverisë në historinë e Holandës dhe më i moshuari në BE pas Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ai pritet të udhëheqë sërish partinë e tij VVD në zgjedhjet e ardhshme.
Koalicioni aktual qeverisës i zotit Rutte, i cili erdhi në pushtet në janar të vitit 2022, ishte administrata e tij e katërt radhazi që kur ai u bë kryeministër në tetor të vitit 2010./ VOA
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën h...
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës n...
I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escob...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’i dërgojnë Ukr...
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po vi...
Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ...
UASHINGTON – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të en...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje...
Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yelle...
Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione t...
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kur...
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Via dei ...
Kompanitë amerikane dhe gjermane ishin taksapagueset më të...
Japonia ka protestuar ndaj Koresë së Jugut, pasi kjo e fun...
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte k...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të ...
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një ...
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka mbërr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...