
Në qendër të Samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën dhe mbrojtja e krahut lindor të NATO-s. Por një ditë para fillimit të Samitit presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Autokrati i rizgjedhur, Erdogan, është ankuar vazhdimisht se Suedia nuk ekstradon terroristë të dyshuar kurdë dhe lejon tubime antiislamike. Suedia nuk i ka plotësuar ende kushtet për anëtarësim në NATO, kritikoi Erdogani.
Erdogani vendos një kusht të ri: bisedimet për pranimin në BE
Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi zemërim në radhët e NATO-s me një kërkesë të re. Ai tha se Suedia, që është anëtare e BE-së, mund të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse në këmbim Turqia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Negociatat e pranimit janë ngrirë de fakto nga BE-ja, sepse Turqia nuk i përmbush më kërkesat minimale të shtetit të së drejtës. Negociatat kanë nisur që nga viti 2005, por edhe presidenti turk Erdogan ka kohë që tregon vetëm pak interes për anëtarësimin e vendit të tij në BE.
Kritika nga partnerët e NATO-s
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i kritikoi deklaratat e Erdoganit duke thënë se kushtet e reja të vëna në minutën e fundit nuk i ndihmojnë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet kurrë një përfundim. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e hodhi poshtë lidhjen mes pranimit të Turqisë në BE dhe pranimit të Suedisë në NATO. Njëra nuk ka lidhje me tjetrën, tha Scholz, sipas të cilit Suedia i ka plotësuar të gjitha kërkesat.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dhe kryediplomati i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhën poshtë akuzat. Suedia i ka ndryshuar ligjet e saj, ka hequr embargon e armëve ndaj Turqisë, ka dëbuar aktivistët e parë të PKK-së dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura një vit më parë në samitin e NATO-s në Madrid, ku Finlanda dhe Suedia u ftuan njëzëri për t'u bërë anëtare të NATO-s.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson vuri në dukje se në një shtet ku sundon ligji si Suedia nuk mund të ndalohen thjesht demonstratat kritike ndaj fesë islame, sepse ndryshe nga Turqia në Suedi ekziston liria e shprehjes.
Erdogani ndryshon mendje
Pas bisedimeve të ndërmjetësimit me Erdoganin dhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez, Vilnius, Erdogani premtoi se do t'i hapë rrugën Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO. “Suedia do të bëhet anëtare e plotë e aleancës”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sipas tij Erdogani u zotua se do të sigurojë ratifikimin e vendimit të pranimit të Suedisë nga parlamenti i vendit të tij.
Diplomatët e NATO-s njoftuan se edhe më parë ishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike midis Erdoganit dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden, e cila mund të ketë sjellë një lloj lëvizje në çështjen e pranimit të Suedisë.
Turqia dëshiron të blejë avionë luftarakë F-16 nga fuqia kryesore e NATO-s, SHBA. Por Recep Tayyip Erdogan tha për mediat se nuk ka asnjë lidhje midis avionëve F-16 dhe Suedisë.
Pas Erdoganit, edhe Orbani
Diplomatët e NATO-s mendojnë gjithashtu se tani që Turqia do të miratojë përfundimisht pranimin e Suedisë në NATO, do të dorëzohet edhe presidenti hungarez Viktor Orban, i cili me kushtet e tij dëshiron që Bashkimi Evropian të paguajë paratë e ndihmës që i ka ndërprerë Budapestit për shkak të disa mospajtimeve me Brukselin./ DW
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dh...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar ...
Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Ko...
Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropi...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë nj...
Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry...
Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti...
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e të ...
Postimet “fake” në lidhje me konfliktin në Ukrainë vazhdoj...
Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimi...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, është shpre...
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Koso...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...