Hakmerren talebanët, ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, teksa bëri thirrje për çtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Presidenti serb Vuçiç ka thënë më 6 korrik se do të kërkojë takim me Stoltenbergun pas Samitit të NATO-s në Vilnius, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me [presidentin e Serbisë Aleksandar] Vuçiç dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të çtensionojnë [situatën] dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon”, tha Stoltenberg.
Duke folur në konferencën për media para fillimit të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Stoltenberg përsëriti se NATO është në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet në rajon.
“NATO është aty për të garantuar siguri dhe stabilitet për popullin e Kosovës. Ne e zbatojmë mandatin tonë në mënyrë të paanshme. E shtuam praninë tonë për shkak të destabilitetit, dhunës dhe tensioneve që kemi parë për disa javë”, tha ai.
Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s janë mbledhur në Vilnius të Lituanisë. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.
Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Trazirat e fundit në këtë pjesë të vendit kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.
Që nga fundi i majit, serbët që jetojnë në komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po kundërshtojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Ata po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Që nga ajo kohë, në veri janë shënuar disa incidente me shok-bomba dhe granata dore si dhe më 29 maj në Zveçan protestuesit serbë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it.
Nga këto përleshje kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët. Në mesin e ushtarëve të lënduar ishin 19 ushtarë hungarezë dhe 11 ushtarë italianë.
Tre nga ushtarë të Hungarisë ishin plagosur me armë zjarri.
Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet.
Për shkak të mospërmbushjes së tyre, BE-ja nga fundi i qershorit ka nisur të zbatojë disa masa ndëshkuese./ REL
Administrata talebane ka marrë vendimin që të ndalojë akti...
Në qendër të Samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën d...
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s mblidhen sot dh...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar ...
Qeveria e Sudanit ka refuzuar që të marrë pjesë në takimin...
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Ko...
Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropi...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë nj...
Ish-mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry...
Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Puti...
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e të ...
Postimet “fake” në lidhje me konfliktin në Ukrainë vazhdoj...
Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...