web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot, kurorëzimi i mbretit Charles III/ Pjesëmarrës, presidenti Begaj dhe Vjosa Osmani

6 Maj 2023, 08:26, Kosova & Bota CNA

Sot, kurorëzimi i mbretit Charles III/ Pjesëmarrës, presidenti
 

Turma të mëdha njerëzish  po mblidhen në qendër të Londrës përpara kurorëzimit të mbretit Charles III dhe bashkëshortës së tij Camilla.

Gjatë ceremonisë priten shfaqje madhështore, me procesione të planifikuara në të dyja anët e shërbimit në Westminster Abbey.

Rreth 5,000 anëtarë të forcave të armatosura po mbërrijnë me tren në stacionin Waterloo në Londër.

Ceremonia do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t dhe  pritet të nisë në orën 11:00 BST (10:00 GMT) dhe do të marrin pjesë familja mbretërore, si dhe liderë dhe personalitete botërore

Pjesëmarrës do të jenë kreu i shtetit, Bajram Begaj, por edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët do të jenë krah me liderët botërorë./ Përshatur nga CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga