Qeveria serbe njofton për ashpërsimin e masave për posedimin e armëve
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministr...

Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal është dënuar me 14 vite burg për sulmin ndaj oficerëve të policisë me spërkatës piperi dhe një karrige teksa sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021 së bashku me gruan e tij.
Dënimi me burg i Peter Schwartz është më i gjati deri më tani në mesin e qindra rasteve të trazirave të Kapitolit. Gjykatësi që dënoi Schwartz-in të premten dha gjithashtu dënimin më të gjatë të mëparshëm - 10 vjet - për një oficer në pension të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, i cili sulmoi një oficer policie jashtë Kapitolit më 6 janar 2021.
Prokurorët kishin rekomanduar një dënim me burg prej 24 vjet e 6 muaj për Schwartzin, me profesion saldator.
Gjykatësi i qarkut amerikan Amit Mehta e dënoi Schwartz-in me 14 vjet e dy muaj burg, pasuar nga tre vjet lirim të mbikëqyrur.
Gjykatësi Mehta tha se Schwartzi ishte një "ushtar kundër demokracisë" që mori pjesë në "një lloj kaosi, kaos që nuk ishte parë kurrë në historinë e vendit".
“Ti nuk je i burgosur politik”, i tha gjyqtari. "Nuk je dikush që po ngrihet kundër padrejtësisë ose po lufton kundër një regjimi autokratik."
Schwartzi iu drejtua shkurt gjykatësit përpara se të mësonte dënimin e tij, duke thënë: "Më vjen keq sinqerisht për dëmin që 6 janari u ka shkaktuar kaq shumë njerëzve dhe jetës së tyre".
Gjykatësi tha se nuk e besonte deklaratën e Schwartz-it, duke vënë në dukje mungesën e pendimit të tij.
Schwartzi dhe gruaja e tij e atëhershme, Shelly Stallings, iu bashkuan rebelëve të tjerë duke mposhtur një varg oficerësh policie në Tarracën e Poshtme Perëndimore të Kapitolit, ku ai hodhi një karrige ndaj oficerëve.
"Duke hedhur atë karrige, Schwartzi kontribuoi drejtpërdrejt në thyerjen e vijës së policisë që u mundësoi rebelëve të vërshonin përpara dhe të pushtonin të gjithë tarracën," shkroi prokurorja Jocelyn Bond në një dosje gjyqësore.
Prokurorët thanë se Schwartz është mburrur për pjesëmarrjen e tij në trazira, nuk ka treguar pendim dhe ka pohuar se ndjekja e tij ishte e motivuar politikisht.
Schwartz ka mbledhur mbi 71,000 dollarë nga një fushatë në internet e titulluar "Patriot Pete Political Prisoner in DC".
Prokurorët i kërkuan gjykatësit Mehta të urdhëronte Schwartz-in të paguante një gjobë të barabartë me shumën e mbledhur nga fushata e tij, duke argumentuar se ai nuk duhet të përfitonte nga pjesëmarrja në trazira./VOA
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministr...
Qeveria e Malit të Zi do ta shpallë të dielën e 7 maji...
Policia belge arrestoi të enjten shtatë persona të dyshuar...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se të shtënat ...
Udhëheqësi i Grupit Wagner të Rusisë ka kërcënuar se do të...
Azerbajxhani dhe Armenia bënë përparim të rëndësishëm ...
Shefat e teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardh...
BE e ka cilësuar vendimin e qeverisë së Kosovës për li...
Autori i sulmit në Serbi është arrestuar në afërsi të Krag...
Ndonëse është përballë një disfate të madhe ushtarake ...
Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për...
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minu...
Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje t...
UASHINGTON – Drejtorja ekzekutive e Agjencisë së Shtet...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enj...
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...