Vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë/ Arrestohet autori i masakrës në Serbi
Autori i sulmit në Serbi është arrestuar në afërsi të Krag...

BE e ka cilësuar vendimin e qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit si shkelje të frymës së marrëveshjeve të dialogut.
Bashkimi Evropian nuk e ka parë me sy pozitiv vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila e shkarkoi nga detyra Ekipin Menaxhues që prezantoi në Bruksel draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas Bashkimit Evropian, roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet. Prandaj, sipas Bashkimit Evropian, "vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen”.
Stano: Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues
Kjo u tha gjatë një deklarate në një konferencë për media në Bruksel nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano. "Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi Stano. Sipas tij, "palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova”, tha zëdhënësi Stano duke shtuar se "marrëveshjet e dialogut qartë thonë se ekipet menaxhuese duhet të ekzistojnë derisa të miratohet statuti i Asociacionit”. "Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin, e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues, shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Peter Stano.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përsëriti qëndrimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, se "arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është e domosdoshme dhe palët të ecin përpara në procesin e integrimit evropian”, dhe se, "në rast të dështimit, do të ketë pasoja për të dyja vendet, përfshirë edhe ato financiare”.
Vetëm një ditë pasi e prezantoi draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, më 2 maj në Bruksel, qeveria e Kosovës e shkarkoi nga detyra Ekipin Menaxhues që ishte themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës në vitin 2016. Ekipi menaxhues përbëhej nga katër persona, pjesëtarë të komunitetit serb, Danijella Vujiçiq, Jellena Bolloviq, Igor Kallamar dhe Dejan Radojkoviq. Kordinatore e ekipit menaxhues ishte Danijella Vujiçiq, në atë kohë përfaqësuese e listës Srpska, tash deputete në Kuvendin e Serbisë, nga partia e Presidentit Aleksandar Vuçiq. Për Kordinatoren e Ekipit Menaxhues, Danijella Vujiçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se "ajo është në konflikt interesi, sepse ka dhënë betimin si deputete në Kuvendin e Republikës së Serbisë”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e cilësoi atë si vendim "të njëanshëm" dhe "të kundërligjshëm". "Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit. Ekipi menaxhues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në krijimin e tij", tha drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq.
Sipas draft-statutit të prezantuar nga Ekipi Menaxhes të cilin e shkarkoi Kurti, Asociacioni do të jetë një "formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”. Këtë draft, menjëherë e hodhi poshtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi siç tha "nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës”.
Rritet presioni ndaj Prishtinës për Asociacionin
Ndërkohë nuk ka të ndalur presioni ndërkombëtar mbi Prishtinën zyrtare që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha pas takimit të Brukselit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit se "zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, që u arrit në Ohër, fillon me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai shtoi: "Ky proces është shumë i rëndësishëm dhe të dyja palët, veçanërisht Kosova, duhet ta marrin seriozisht dhe të ecin përpara në mënyrë të përshpejtuar”. Sipas tij, "Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet dhe ky realitet bëhet me Asociacionin”.
Kritika edhe nga Gjermania
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të Ekipit menaxhues për statutin e Asociacionit, duke thënë se vendimi nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit. Megjithatë sipas tij, çfarëdo lloj statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. "Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit, megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështesë implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarëdolloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha ambasadori Rohde, në një intervistë për mediumin publik./ DW
Autori i sulmit në Serbi është arrestuar në afërsi të Krag...
Ndonëse është përballë një disfate të madhe ushtarake ...
Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për...
Së paku tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën ...
Disa shpërthime u dëgjuan të enjten për 15 deri në 20 minu...
Anëtarët e sindikatës “Shoqëria e Skenaristëve në lindje t...
UASHINGTON – Drejtorja ekzekutive e Agjencisë së Shtet...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enj...
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar nj...
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar n...
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash ...
Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se...
Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, b...
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kap...
Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...