Protesta në Bruksel/ Rumunët kërkojnë hyrjen në Shengen
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se Presidenti rus Vladimir Putin do të përballet me një gjyq ndërkombëtar për krime lufte, kur Ukraina të ketë fituar luftën ndaj Rusisë. Vizita e tij e befasishme në Hagë, erdhi vetëm një ditë pas vizitës së tij të paparalajmëruar në Finlandë. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar tashmë një urdhër arresti për presidentin rus.
Haga shërben si seli jo vetëm për këtë gjykatë, por edhe për organin më të lartë gjyqësor të OKB-së, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Qyteti holandez e konsideron veten si qytetin ndërkombëtar të paqes dhe drejtësisë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar tashmë një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin.
“Jam i lumtur që gjendem sot në vendin tuaj, në tokën e lirisë dhe drejtësisë, që janë vlera universale. Këto janë gjërat për të cilat do të flas sot. Sigurisht, sigurisht që të gjithë dëshirojmë të shohim një tjetër Vladimir këtu në Hagë, atë që meriton të dënohet për veprimet kriminale, këtu në kryeqytetin e ligjit ndërkombëtar. Jam i sigurt se do ta shohim këtë të ndodhë kur të kemi fituar”, tha zoti Zelensky.
Por, shanset që zoti Putin të gjykohet në Hagë janë të pakta. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka një forcë të sajën policore për të zbatuar vendimet e saj dhe udhëheqësi rus nuk ka gjasa të udhëtojë drejt një prej 123 vendeve anëtare të gjykatës, të cilat kanë detyrimin ligjor për ta arrestuar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi muajin e kaluar se kishte “baza të arsyeshme për të besuar” se zoti Putin dhe komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve ishin përgjegjës për deportimin e paligjshëm dhe transferimin e fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës drejt Rusisë.
Gjykata deklaroi se “ka baza të arsyeshme për të besuar se zoti Putin mbart përgjegjësi penale individuale” për rrëmbimet e fëmijëve “për kryerjen e këtyre veprave drejtpërsëdrejti, apo së bashku me të tjerë, me apo pa ndihmën e të tjerëve”, si dhe për faktin se nuk “ushtroi kontrollin e duhur ndaj vartësve civilë apo ushtarakë që i kryen këto akte”.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan ka bërë vizita të përsëritura në Ukrainë dhe po çel një zyrë në Kiev për të lehtësuar hetimet në vazhdim.
Sidoqoftë, gjykata nuk ka juridiksion për ta hetuar zotin Putin për krimin e agresionit, pra sulmin e paligjshëm ndaj një vendi tjetër sovran.
Qeveria holandeze ka ofruar të shërbejë si mikpritëse për një gjykatë të re që mund të krijohet për të hetuar krimin e agresionit dhe ndërkohë po krijohet një zyrë për të mbledhur evidencë./ VOA
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar nj...
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar n...
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash ...
Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se...
Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, b...
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kap...
Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Policia braziliane bastisi këtë të mërkurë shtëpinë e ...
Serbia ka shpallur tri ditë zie kombëtare për 8 nxënësit d...
Një raport i kryer nga firma analitike e aviacionit Cir...
Rusia pretendon se Ukraina është përpjekur të vrasë Pr...
Policia gjermane dhe italiane arrestojnë dhjetëra pers...
Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Ba...
Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë nga të shtënat me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...