Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

UASHINGTON – Drejtorja ekzekutive e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale (USAGM) tha të mërkurën se agjencia që ajo drejton po luan një rol jetik në rang global për t’u dhënë audiencave qasje në lajme të besueshme dhe të paanshme, duke iu kundërvënë kështu mediave të drejtuara nga regjime autoritare.
“Gjendemi në një moment kulmor”, shprehet Amanda Bennett në një dëshmi të përgatitur për nënkomisionin e Senatit për marrëdhëniet me jashtë, që mbikëqyr Departamentin e Shtetit dhe aktivitetet e tjera ndërkombëtare.
“Regjimet autoritare po përdorin influencën dashakeqe, dezinformimin, propagandën dhe manipulimin e informacionit për të ndalur rrjedhën e informacionit dhe për të sabotuar ata që kërkojnë informacion të bazuar në fakte për botën që i rrethon. Qeveritë e Republikës Popullore të Kinës, Iranit dhe Rusisë shpesh bashkëpunojnë për ta shumëfishuar influencën e tyre të keqe”, shtoi zonja Bennett.
USAGM vlerëson se 394 milionë persona përfitojnë çdo javë nga qasja në programet e saj. Agjencia financohet nga buxheti federal, mbikëqyret nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe përmban brenda saj edhe dy entitete federale – Zërin e Amerikës dhe Zyrën për Transmetimet në Kubë – si dhe katër organizma jofitimprurëse: Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, Radion Azia e Lirë, Rrjetet e Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Fondin për Teknologjinë e Hapur (OTF).
Zonja Bennet tha se USAGM ishte ngritur pikërisht për këtë moment, me mbi 4 mijë media partnere në mbarë botën, duke iu kundërvënë kështu influencës së mediave shtetërore.
Sipas të dhënave të agjencisë, programet e Radios Evropa e Lirë dhe të Zërit të Amerikës në gjuhët ruse dhe ukrainase u ndoqën 8 miliardë herë që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu, 1 nga 4 iranianë të moshës së rritur përdorën mjete të mbështetura nga OTF-ja për të arritur qasje tek informacioni.
“Ky është momenti më i rëndësishëm për këtë agjenci që nga Lufta e Ftohtë dhe ndoshta që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha zonja Bennett. “USAGM duhet të pozicionohet për të qenë vazhdimisht konkuruese në botën e sotshme të rrezikshme të manipulimit të informacionit dhe investimeve të mëdha nga regjimet autoritare dhe aktorët e tjerë keqdashës”.
USAGM ka kërkuar një buxhet prej 944 milionë dollarësh për vitin fiskal 2024, me një rritje prej 59 milionë dollarësh nga viti pararendës. Disa ligjvënës kanë ngritur pikëpyetje nëse agjencia po i përdor siç duhet fondet e ardhura nga taksapaguesit amerikanë.
“Kemi një sistem shumë të hapur”, tha Senatori demokrat Ben Cardin, duke krahasuar rrjetet e USAGM-it me mediat shtetërore nëpër botë. “E ruajmë me shumë kujdes pavarësinë gazetareske të agjencisë tuaj, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Por, si politikëbërës dëshirojmë të sigurohemi se po i vendosim burimet dhe prioritetet në ato pjesë të botës ku e kemi më të nevojshme”.
USAGM ka patur ndryshime strukturore të udhëzuara nga Senati gjatë viteve të fundit për të trajtuar prioritete të ndryshme me entitetet e saj, pengesat teknologjike, burokracinë qeveritare dhe financimin e duhur, në dallim nga mediat shtetërore të vendeve të tjera.
Më herët këtë vit, Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul, shprehu shqetësimin për praktikat e punësimit dhe çensurës së mundshme në Zërin e Amerikës.
Ai shkruajti në një letër drejtuar zonjës Bennett se duke qenë “një organizatë mediatike e financuar nga fondet publike, është jetike që USAGM dhe Zëri i Amerikës të zbatojnë këto kritere të rrepta për integritetin dhe paanshmërinë, duke i mbajtur drejtuesit e USAGM-it jashtë procesit të vendimmarrjes editoriale”.
Ekspertët e diplomacisë publike u thanë ligjvënësve se USAGM-i nuk duhet të përqafojë çdo platformë dhe çdo objektiv, për shkak të kufizimeve në burime.
“Uashingtoni duke të ndërmarrë fushata të koordinuara të bazuara tek vërtetësia, për të ekspozuar dështimet dhe premtimet e rreme të diktaturave”, tha Jessica Brandt, drejtore për politikat në Iniciativën për Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë e Reja, në Institutin Brookings. “Duhet gjithashtu ta vërë në përdorim këtë informacion në mbarë botën, jo vetëm pasi është në përputhje me parimet demokratike, por sepse i vendos Rusinë dhe Kinën në pozita mbrojtëse”.
Zonja Brandt vuri në dukje se audiencat ndërkombëtare vlerësojnë informimin nga USAGM-i për vërtetësinë e tij.
“Në informimin për Shtetet e Bashkuara, Zëri i Amerikës nuk duhet të hezitojë të paraqesë eksperiencën amerikane me të gjithë kompleksitetin e saj”, tha ajo gjatë dëshmisë. “Është shenjë force, dhe jo dobësie, që një entitet i financuar nga qeveria të përballet ndershmërisht me sfidat e saj. Mendoj se një veprim i tillë mund të gjejë vend mes atyre që po vështirësohen në mbajtjen gjallë të demokracisë” në vendet e tyre./ VOA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enj...
Qindra rumunë morën pjesë në protestën e organizuar në Bru...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në Serbi këtë të die...
Kombet e Bashkuara njoftuan se çmimi më i lartë për lirinë...
Evropianët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtoj...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar nj...
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka deklaruar n...
Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën një sërë masash ...
Ish-Presdenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se...
Shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe qytete të tjera të Ukr...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, b...
Familja mbretërore e Britanisë së Madhe fillon një kap...
Zyrtarët ukrainas thanë se 18 civilë u vrarë nga sulmet me...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Policia braziliane bastisi këtë të mërkurë shtëpinë e ...
Serbia ka shpallur tri ditë zie kombëtare për 8 nxënësit d...
Një raport i kryer nga firma analitike e aviacionit Cir...
Rusia pretendon se Ukraina është përpjekur të vrasë Pr...
Policia gjermane dhe italiane arrestojnë dhjetëra pers...
Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...