Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Embargoja e armëve, ndalimi i udhëtimit, bllokada tregtare... Sanksionet po përdoren gjithnjë e më shumë. Shembujt e fundit janë sanksionet e Kinës kundër Tajvanit dhe sanksionet e vendeve perëndimore kundër Rusisë pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Ndërsa Kombet e Bashkuara (OKB) kanë futur sanksione ndaj 14 vendeve, në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian janë 35 vende. Ndërkohë që SHBA-ja ka në listën e sanksioneve madje 38 vende dhe organizata.
Por a funksionojnë dhe sa janë efikase këto sanksione? A shkojnë vërtet ato përtej simbolikës? Në raportin e tij më të fundit, "Instituti Gjerman për Studime Globale dhe Rajonale" (Giga) nxjerr një bilanc të përzier.
"Më pak se gjysma e sanksioneve përfundojnë me lëshime të plota nga të sanksionuarit", thotë ai. "Kjo e bën të qartë se sanksionet janë një instrument ambivalent i politikës së paqes dhe, sikur edhe ndërhyrjet ushtarake, duhet të përfshihen në një strategji të përgjithshme politike, diplomatike dhe ekonomike."

Sipas Giga, ka edhe raste të "sukseseve të qarta”. Këtu bëjnë pjesë fundi i programit të armëve bërthamore të Libisë (sanksionet 1978-2006), masat kundër korrupsionit në Bullgari (2007-09) dhe sanksionet e OKB-së për luftën civile në Bregun e Fildishtë (2003-16). Edhe sanksionet kundër aparteidit në Afrikën e Jugut në vitet 1990 konsiderohen si sukses. DW ka përzgjedhur gjashtë shtete nga lista e gjatë e vendeve të sanksionuara, për analizë.
Që nga 14 tetori 2019, BE ka vendosur sanksione ndaj Ankarasë. Arsyeja janë shpimet dhe kërkimet e gazit në Mesdheun lindor në brigjet e Qipros. Masat përfshijnë ndalimin e udhëtimit ose ngrirjen e aseteve të individëve dhe kompanive të përfshira në prodhimin e gazit.
Përveç kësaj, SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj partnerit të NATO-s që nga dhjetori 2020. Arsyeja ishte blerja e pajisjeve ushtarake nga eksportuesi shtetëror rus i armëve Rosoboronexport. Ankaraja i ka shkelur rregullat e SHBA-së, që ndalojnë bizneset me vendet e sanksionuara nga SHBA, siç është rasti i Rusisë. Sanksionet e kanë përkeqësuar krizën ekonomike në Turqi, por ende nuk kanë çuar në dorëzimin e presidentit Erdogan.

Shumë vende kanë vendosur masa ndëshkuese kundër qeverisë së Venezuelës dhe presidentit Nicolas Maduro, mbi të gjitha SHBA-ja, Kanadaja, Meksika, Panamaja dhe Zvicra.
SHBA ka futur sanksione të gjera kundër qeverisë në Karakas prej vitit 2015, ndërsa kundër kompanisë shtetërore të naftës PDVSA, nga viti 2019. Por pas shpërthimit të krizës aktuale të energjisë, disa sanksione janë zbutur. Që nga nëntori 2017, BE ka vendosur gjithashtu masa kufizuese në përgjigje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në këtë vend. Sanksionet e kanë izoluar politikisht Venezuelën dhe e kanë bërë vendin më të varur nga Kina dhe Rusia. Ndryshimi i dëshiruar i regjimit nuk ka ndodhur.
Embargoja tregtare e vendosur ndaj Kubës nga presidenti amerikan John F. Kennedy më 3 shkurt 1962 është sanksioni më jetëgjatë në histori. Embargoja kishte për qëllim rrëzimin e liderit Fidel Kastro dhe regjimit komunist.
Çdo vit, që nga viti 1992, Kuba ka paraqitur një mocion në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të dënuar dhe shfuqizuar embargon tregtare të SHBA-së. Një shumicë e madhe e vendeve janë tani në favor të përfundimit të masave, veçanërisht vendet në Amerikën Latine. BE-ja hoqi sanksionet kundër Kubës në vitin 2008.
Pasi ish-presidenti amerikan Trump tërhoqi lehtësimet e bëra nga paraardhësi i tij Barack Obama, Joe Biden tani dëshiron të zbusë sërish regjimin e sanksioneve amerikane ndaj Kubës. Sanksionet e kanë forcuar regjimin në Havanë, sepse Kastro dhe regjimi i tij mund të fajësonin SHBA-në për të gjitha krizat në Kubë.
Vendi i Afrikës Perëndimore Mali është futur nën sanksione të shumta - nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së (rezoluta e 5 shtatorit 2017), nga komuniteti ekonomik i Afrikës Perëndimore Ecowas, nga BE dhe SHBA.

Për shkak të "shkeljeve të përsëritura të marrëveshjes së armëpushimit, traktatit të paqes të vitit 2015, aktiviteteve terroriste dhe sulmeve kundër misionit paqeruajtës të OKB-së MINUSMA”, SHBA vendosi më 26 korrik 2019 sanksione shtesë ndaj këtij vendi.
Komuniteti ekonomik Ecowas, i cili gjithashtu vendosi sanksione ndaj Malit pas grusht-shtetit ushtarak në gusht 2020, i hoqi këto sanksione më 7 korrik të këtij viti. Arsyeja ishte se me shpalljen e zgjedhjeve parlamentare për nëntor 2023 dhe zgjedhjeve presidenciale në 2024, ishin plotësuar bazat për heqjen e sanksioneve.
Edhe lista e sanksioneve kundër Libisë është e gjatë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi për herë të parë një seri kufizimesh në vitin 1993 pas një sulmi me bombë në një aeroplan pasagjerësh amerikanë mbi Lockerbie, Skoci. Këto u hoqën në vitin 2003 pasi kreu i atëhershëm i shtetit Muammar al-Gaddafi u deklarua fajtor dhe 270 familje të viktimave u dëmshpërblyen.
Gjatë luftës civile në vitin 2011, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një paketë sanksionesh duke përfshirë edhe një zonë ndalim-fluturimi. Ndalimi i eksportit të naftës, i cili supozohej të hiqej më 30 korrik 2022, u zgjat deri më 30 tetor 2023. Më 21 shtator 2020, BE vendosi sanksione shtesë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e embargos së armëve. Masat ishin pjesërisht të suksesshme, veçanërisht zona e ndalim-fluturimit konsiderohet e suksesshme.

Asnjë vend tjetër nuk është përballur me një regjim kaq kompleks të sanksioneve sa Irani. Përveç programit bërthamor iranian, arsye për këtë janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështetja e terrorizmit. Sanksionet e OKB-së ndaj Iranit u hoqën në dy hapa. Më 16 janar 2016, pas përfundimit të programit bërthamor, dhe në tetor 2020 kur u hoq embargoja e armëve e OKB-së. Kjo konsiderohet si provë e efektivitetit të sanksioneve.
BE-ja u rreshtua me OKB-në, por mbajti disa sanksione kundër Iranit, për abuzime të të drejtave të njeriut dhe terrorizëm. Edhe SHBA po i përmbahet një regjimi kompleks sanksionesh, pavarësisht lehtësimeve që janë bërë ndërkohë. Sanksionet kanë pasur pasoja masive ekonomike në Iran. Pas një vizite në Iran në maj të këtij viti, e dërguara e OKB-së, Alena Douhan është shprehur "shumë e shqetësuar" për problemet humanitare në këtë vend./DW
Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti prit...
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Të enjten është raportuar sërish për garantime në cent...
Zëdhënësi i Bashkimi Evropian për Punët e Jashtme, Peter S...
Një grup studentësh ukrainas në universitetin “Stanfor...
Një armëpushim midis Xhihadit Islamik dhe Izraelit duk...
Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara...
Parlamenti i Letonisë e përcaktoi të enjten Rusinë si ...
Tajvani ka kryer stërvitje ushtarake më 11 gusht, një ditë...
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka r...
Komisioni Europian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së bu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë...
Britania e Madhe thotë se Rusia "me siguri ka krijuar ...
Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë...
Rënia e çmimeve të karburantit, fluturimeve ajrore dhe...
Zyrtarët federalë po thonë pak deri më tani për kontro...
Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u s...
Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë fo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...