
Lista e zezë/ Ukraina ndalon librat dhe muzikën nga Rusia
Luajtja e muzikës ruse në vende publike dhe futja e sasive...
Një anije e ngarkuar me misër u nis të hënën nga porti i Odesës në drejtim të Libanit, ashtu siç edhe parashihet në marrëveshjen për korridorin e sigurt të eksportit të drithit e nënshkruar javë më parë nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.
Kjo është anija e parë që transporton drithë ukrainas që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, sulmi i paprovokuar që bllokoi dërgesat përmes Detit të Zi pesë muaj më parë.
Anija e parë me drithë ukrainas u nis të hënën nga porti i Odesës, një zhvillim që ka shtuar shpresat se marrëveshja e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht do të mundësojë eksportin e drithit ukrainas drejt tregjeve të huaja duke lehtësuar krizën në rritje të urisë.
Anija që bart flamurin e Sierra Leones e quajtur “Razoni” u nis nga Odesa në drejtim të Libanit, tha ministria turke e mbrojtjes.
Kombet e Bashkuara njoftuan në një deklaratë se anija “Razoni” po transporton mbi 26 mijë tonë misër.
Të dhënat e një gjurmuesi sigurie tregojnë se anija doli ngadalë nga porti i Odesës mëngjesin e së hënës, së bashku me një anije tërheqëse.
Anija pritet të arrijë të martën në Stamboll, ku do të inspektohet, para se të lejohet të vazhdojë rrugën.
Misri do të shkojë në Liban, një vend i vogël i Lindjes së Mesme që sipas Bankës Botërore po përballet me një nga krizat financiare më të rënda në botë në mbi 150 vjet.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe OKB-në, duke i hapur rrugë Ukrainës, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë – për të eksportuar 22 milionë tonë drithë dhe mallra të tjera bujqësore që kishin ngecur në portet e Detit të Zi për shkak të sulmit rus.
Marrëveshja gjithashtu lejon Rusinë të eksportojë grurë dhe plehra bujqësore.
Ministri i Jashtëm ukranias e quajti këtë “një ditë lehtësimi për botën”, veçanërisht për vendet që po vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe uria për shkak të ndërprerjes së dërgesave.
Kremlini tha se lajmet për nisjen e anijes së parë nga porti ukrainas është “shumë pozitiv”.
Një inxhinier në bordin e anijes së parë që lundroi nga Odesa tha se largimi nga Ukriana është një ndjenjë e mrekullueshme, por rruga është sfiduese për të dhe kolegët e tij që do të largohen nga porti ditëve të vijim.
“Më tremb fakti që ka mina detare. Duhen rreth dy ose tri orë për të dalë nga ujërat ukrainase. Shpresojmë të mos ndodhë asgjë dhe të mos bëhen gabime. Kjo është frika e vetme në udhëtime”, thotë inxhinieri Abdullah Jendi.
Banorët e Odesës thonë se kanë ndjenja të përziera.
"Sot dëgjova për herë të parë borinë e anijes. U kënaqa. Në në fund jeta filloi të ecë përpara dhe ka ndryshime pozitive. Kjo më gëzon shumë”, thotë Olena Vitalievna, banore e Odesës.
Të tjerë thonë se janë skeptikë, të shqetësuar nga veprimet që mund të ndërmarrë Rusia.
“Gjithçka mund të presësh nga agresori, prandaj jam e shqetësuar. Kam miq që janë në atë anije. Nuk e di, jemi të shqetësuar”, thotë Taisia, një banore tjetër.
Sipas autoriteteve të Ukrainë, 17 anije janë ankoruar në portet e Detit të Zi me pothuajse 600 mijë tone mallra, kryesisht drithë.. VOA
Luajtja e muzikës ruse në vende publike dhe futja e sasive...
Rusia ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për Serbinë ...
Rreth 200 persona janë paraqitur në spitalin e Komotin...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Brends...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ...
Gazetarët e radios "Evropa e Lirë", të cilët gjenden në Ru...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi situatën në veri të ...
Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesnatën e së...
Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një doktrinë të re...
“Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe ...
Të katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar mëngje...
Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokume...
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitar...
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Skender K...
Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar edhe...
Një aktivist nga Florida ka angazhuar dronët në punën ...
Energjia diellore në komunitet po shndërrohet në një n...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, bëri thirrje t...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e B...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga bashkëpunëtorët...
Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 ...
Policia ka goditur një subjket call center pasi ka zbuluar...
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në lagjen nr....
Teknologjia krahas ndihmesës që ka dhënë në jetën njerëzor...
Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër efekt anësor të rrall...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Këtë të dielë, 24 shtator në New York do të fillojë një p...
Ish-Presidenti Italian, Giorgio Napolitano ka ndërruar jet...
Prokurorët federalë njoftuan të premten se kanë ngritur ak...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pritet të pranojë ...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...