
Policia e Kosovës: Në disa zona ka pasur të shtëna ndaj njësiteve policore, nuk ka të plagosur
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë. Pavarësisht se disa rajone të këtij shteti janë përfshirë nga zjarret, kulmi i sezonit të zjarreve në Kaliforni nuk ka arritur ende dhe kjo ka bërë që banorët e saj të përgatiten më mirë këtë vit. Edhe Europa është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka shkaktuar një numër zjarresh në Itali dhe vende të tjera.
Banorët në Kaliforni po përgatiten këto ditë për zjarrin më të madh të shtetit, edhe pse ky rajon perëndimor i Shteteve të Bashkuara ende nuk ndodhet në kulmin e sezonit të zjarreve.
Jerry Caputo, një banor i Mariposës, ka vëzhguar me ankth shtëpinë e tij, që kur u afrua zjarri që ka përfshirë pyjet përreth. Ai dalloi copa druri të djegura në oborrin e tij, të cilat u bartën nga erërat që shkaktuan përhapjen e zjarrit.
"Jemi në gjendje gatishmërie, duke pritur zjarrin për të parë se në cilin drejtim do të fryjë era. Por, jemi të përgatitur", thotë ai.
Zoti Caputo ka jetuar në këtë rajon për më shumë se tre dekada dhe thotë se ai ka vënë re ndryshimin e klimës. Valët e të nxehtit dhe thatësirës janë zgjatur, dhe një pellg natyror aty pranë pothuajse është zhdukur. Peizazhi i kësaj zone, dikur plot gjelbërim, tani është tharë. Ai thotë se një shkëndijë e vetme mund ta djegë gjithë shtëpinë e tij prej druri, të ndërtuar në vitet 1800.
"Duhet të kemi rezervuare me ujë, një gyp uji për të mundësuar lidhjen me zorrët e makinave të zjarrfikësve, spërkatës kundër zjarrit në shtëpi dhe vetëm bimë të këtij rajoni, të cilat duhet të mbillen rreth 8 metra larg shtëpisë", thotë zoti Caputo.
Rreziqet nga zjarri janë bërë një realitet i rëndë në këtë rajon. Dhe për banorët si zoti Caputo, përgatitja, investimi dhe trajnimi janë mënyrat më të mira për përballimin e kërcënimit nga zjarret. Qindra shtëpi tashmë janë djegur dhe më shumë se dy mijë njerëz janë evakuuar për shkak të përhapjes së zjarreve në këtë rajon.
Ndërkohë, edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës që po shkakton zjarre në shumë rajone të saj. Zjarrfikësit italianë sot vazhduan të luftonin zjarret që kanë shpërthyer nëpër rajone të ndryshme të gadishullit, ndërsa vendi pret fundin e thatësirës më të madhe në 70 vjet.
Në Friuli Venezia Giulia, pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë një zonë pyjore pranë Gorizias, ku ekipe zjarrfikësish nga i gjithë rajoni po punojnë për t’i shuar ato.
Disa zjarre shpërthyen edhe në Giuliano di Roma, pranë Frosinones, dhe në Roccella Ionica, në Kalabri, ku puna e zjarrfikësve u vështirësua nga erërat e nxehta që përhapnin flakët.
Brigada e zjarrfikësve e Oristanos, në Sardenjë, sot arriti të shuante një zjarr që shpërtheu në qytetin e vogël të Palmas Arborea-s, ku flakët shkatërruan një zonë të gjerë shkurresh mesdhetare.VOA
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe z...
Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Ser...
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim ...
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kami...
Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekr...
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përku...
Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat...
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoga...
Princi Charles i Uellsit ka marrë një donacion prej 1 ...
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në porti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Rusia ka ftuar ekspertë nga Kombet e Bashkuara dhe Kry...
Një raketë kineze ka rënë përsëri në Tokë të shtunën m...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...