
Lëkundje tërmeti në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut/ Sa ishte magnituda
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe.
Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiç tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.
"Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren… Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.
Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.
“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç.
Deklaratat e Vuçiçit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe.
Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.
Ky dokument, të cilin Serbia po ashtu ua jep shtetasve të Kosovës me të hyrë në territorin e saj, ka vlefshmëri prej 90 ditësh.
Ndërkaq, nga 1 gushti po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund t’i riregjistrojë ato me targat RKS (Republika e Kosovës).
Afati për riregjistrim do të zgjasë deri në fund të shtatorit.
Pse duhet të regjistrohen makinat në RKS?
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Vuçiç sërish përsëriti qëndrimin se autoritetet në Serbi mendojnë se neni 3 i kësaj marrëveshjeje, të cilës siç tha i referohen autoritetet në Kosovë për vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, nuk është i zbatueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës.
Sipas këtij neni, "secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen me dokumente ku shkruhet ‘hyrje-dalje’ për banorët e palës tjetër që dëshirojnë të udhëtojnë transit në një vend të tretë".
"Këtu thuhet për banorët e vendit tjetër, të cilët udhëtojnë tranzit në një vend të tretë. Kjo do të thotë se kjo nuk mund të vlejë për serbët që jetojnë në Kosovë. Sepse kështu do t’i binte të përfshihej parimi etnik”, tha Vuçiç.
Në konferencën për media, Vuçiç po ashtu tha se më 30 korrik ka zhvilluar një bisedë me disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.
“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona dhe kërkesa ime edhe sot është që të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha ai.
Presidenti serb u pyet se cila është këshilla e tij për serbët në Kosovë, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se i frikësohet reagimit të serbëve, por nuk elaboroi se për çfarë reagimi po fliste.
"Këshilla ime është që të gjithë të jenë të qetë. Çfarëdo që ata [autoritetet në Kosovë] të bëjnë, le të ruajmë qetësinë tonë. Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të fillojnë të qëllojnë mbi turmën. Dhe të na japin kohë", tha Vuçiç.
I pyetur nga gazetarët, Vuçiç po ashtu tha se mendon se një konflikt në Ballkanin Perëndimor nuk i përshtatet Perëndimit.
“Situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e komplikuar. E di që pas shumë dekadash, shumë njerëz as që duan të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë më komplekse dhe më të vështirë sesa sot”, tha Vuçiç.
Ai po ashtu deklaroi se autoritetet serbe po kërkojnë që të vazhdohet vlefshmëria për targat KS, të cilat, sipas tij, kanë status neutral. Këto targa nuk lëshohen nga Kosova që nga shtatori i vitit 2020.
Ndërkaq, në Kosovë, më 31 korrik u mbajt Këshilli i Sigurisë. Pas mbledhjes u tha se institucionet janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë. Ekzekutivi kosovar po ashtu tha se është përgatitur që të nisë zbatimin e dy vendimeve të marra më 29 qershor./REL
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Rusia ka ftuar ekspertë nga Kombet e Bashkuara dhe Kry...
Një raketë kineze ka rënë përsëri në Tokë të shtunën m...
Kievi ka kërkuar që Moska të mbahet përgjegjëse për nj...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të he...
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtue...
Tri ditë më parë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, njofto...
Një qytetar i Suedisë është arrestuar në Iran nën akuz...
Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se ...
Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia...
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Tu...
Para disa ditësh, kur në opinionin boshnjak u shfaq një do...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksi...
Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mung...
Hiqni kravatën, kurseni energji. Kjo është motoja e re...
Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi një person ka hu...
Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme është du...
Dy kandidatët që kanë mbetur në garë për postin e krye...
Ushtria turke ka shtuar bombardimet ndaj forcave kurde...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...