Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbashkëta në afërsi të Detit të Zi. Sipas zyrtarëve të Komandës Ajrore të NATO-s, kjo forcon kapacitetet për të reaguar në rast të një agresioni të mundshëm nga Rusia, pas tensioneve të rritura si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Forcat amerikane të dislokuara rishtazi në kufirin lindor të NATO-s zhvilluan të shtunën stërvitje të përbashkëta me njësitë rumune në një bazë ajrore pranë Detit të Zi. Vetëm dy ditë më parë, Komanda Ajrore e NATO-s drejtoi një operacion dinamik me rreze të gjerë mbi qiejt e Rumanisë, ku u përdorën avionë rumunë F-16, avionë francezë Rafale dhe avionë gjermanë Tornado, të cilëve iu bashkuan avionët e grupit luftarak të aeroplanmbajtëses “USS Harry S. Truman” të marinës amerikane që është dislokuar në Detin Adriatik.
Njësitë e Divizionit 101 Parashutist të ushtrisë amerikane morën pjesë në stërvitje luftarake, së bashku me formacione helikopterësh dhe avionësh luftarakë në bazën ajrore rumune “Mihail Kogalniceanu”, pranë qytetit bregdetar Konstanta.
Në fjalën e tij, komandanti i misionit përmendi historikun e këtij divizioni të mirënjohur për sakrificat për të ruajtur paqen që Evropa ka përjetuar që nga viti 1945, angazhim të cilit po i përmbahet sërish.
“Kjo ceremoni, dhe ç 'është më i rëndësishëm dislokimi ynë në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki përfaqëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara me aleatët në NATO. Secili nga këto vende shërbeu përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe ne jemi të nderuar që shërbejmë përkrah tyre sot”, tha komandanti i divizionit amerikan, Gjeneral Major Joseph McGee.
Njësitë e Divizionit 101 mbërritën në Rumani në fund të qershorit, pjesë e një misioni që synon të rrisë praninë ushtarake të NATO-s në këtë rajon, për të siguruar aleatët dhe për të shkurajuar një agresion të mëtejshëm nga Rusia, thuhet në faqen në internet të Ushtrisë Amerikane në Evropë.
“Dua ta përfundoj fjalën duke vënë në dukje se jemi vetëm 318 kilometra nga lufta e ashpër që po zhvillohet sot në Kherson të Ukrainës. Pra, të dislokuar në Rumani, ne jemi njësitë e pozicionuara më në pararojë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, tha Gjenerali McGee.
Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë shtuar forcat e dislokuara në vendet e krahut lindor të NATO-s, si reagim ndaj rritjes së forcave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës dhe sulmit që filloi në muajin shkurt./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat...
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoga...
Princi Charles i Uellsit ka marrë një donacion prej 1 ...
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në porti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Rusia ka ftuar ekspertë nga Kombet e Bashkuara dhe Kry...
Një raketë kineze ka rënë përsëri në Tokë të shtunën m...
Kievi ka kërkuar që Moska të mbahet përgjegjëse për nj...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të he...
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtue...
Tri ditë më parë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, njofto...
Një qytetar i Suedisë është arrestuar në Iran nën akuz...
Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se ...
Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia...
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Tu...
Para disa ditësh, kur në opinionin boshnjak u shfaq një do...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksi...
Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mung...
Hiqni kravatën, kurseni energji. Kjo është motoja e re...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...