Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmuan për Radion "Evropa e Lirë" burimet në bllokun europian.
Lajmi më pas u konfirmua edhe nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.
“Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano.
Ndërkaq, burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtëpërdrejtë e mungesës së vullentit të liderëve për t'u ulur dhe për të vazhduar dialogun.
Zyrtarët në Bruksel theksuan se para fillimit të pushimeve verore në BE ishte planifikuar që të mbahej një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
"Për shkak të atij fakti (atë të mosmbajtjes së takimit) tani kemi tensione që kanë potencial të përshkallëzohen sepse kemi sërish një temë të nxehtë. Çdo politikan i përgjegjshëm do t'i hipte avionit dhe do të vinte në Bruksel sa më shpejt që të mundej me qëllim që të gjendej një zgjidhje në Bruksel", tha një zyrtar evropian për "REL"-in në kushte anonimiteti.
Sipas burimeve të "REL"-it, ftesa e Borrellit për takimin në Bruksel është e hapur dhe tash për tash nuk ka ndonjë datë për raundin e ri të dialogut sepse "gjithçka varet nga vullneti politik i liderëve të Kosovës dhe Serbisë".
Deri më tani nuk ka konfirmim për pjesëmarrjen e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në këtë takim të thirrur nga Borrell.
Siç u konfirmua në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit gjatë 31 korrikut, kur u vendosën barrikada në veri të Kosovës nga serbët lokalë.
Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.
Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje me të hyrë në territorin e shtetit. Ky dokument do të vlejë për 90 ditë.
Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t'i riregjistrojnë makinat e tyre.
Pas tensioneve në veri të Kosovës, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimit për 30 ditë, kur të hiqen barrikadat.
Disa barrikada në Rudarë nisën të largohen paraditen e 1 gushtit.
Ndryshe, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kurti dhe Vuçiçi janë takuar dy herë, dhe të dyja takimet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.
Takimi i tyre i fundit është zhvilluar në korrik të vitit 2021./REL
Gazetarët e radios "Evropa e Lirë", të cilët gjenden në Ru...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi situatën në veri të ...
Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesnatën e së...
Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një doktrinë të re...
“Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe ...
Të katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar mëngje...
Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokume...
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitar...
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Skender K...
Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar edhe...
Një aktivist nga Florida ka angazhuar dronët në punën ...
Energjia diellore në komunitet po shndërrohet në një n...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, bëri thirrje t...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e B...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe z...
Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Ser...
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...