Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

“Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe të veriut përdorin targa të lëshuara nga autoritetet serbe dhe refuzojnë të njohin institucionet e Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të futur rregulla të reja, duke përfshirë zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, çoi në përplasje”.
Kështu shkruan prestigjiozja britanike "BBC", në një lajm kushtuar situatës në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e rregullave të reja që do t’i detyronin njerëzit në zonat me shumicë etnike serbe të ndërrojnë targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.
Rregullat do të hynin në fuqi në mesnatën e së hënës. Por të dielën serbët etnikë në veri bllokuan rrugët dhe njerëz të armatosur qëlluan me armë në shenjë proteste.
Zbatimi i rregullave është shtyrë për një muaj pas konsultimeve me SHBA-në dhe BE-në.
Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008, pas vitesh të marrëdhënieve të tensionuara mes banorëve të saj serbë dhe kryesisht shqiptarë.
Ajo është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Europian, por Serbia, e mbështetur nga aleati i saj Rusia, refuzon ta bëjë këtë, ashtu si shumica e serbëve etnikë brenda Kosovës.
Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në zonat me shumicë serbe të veriut përdorin targa të lëshuara nga autoritetet serbe dhe refuzojnë të njohin institucionet e Kosovës.
Vendimi i qeverisë së Kosovës për të futur rregulla të reja, duke përfshirë zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, çoi në përplasje.
NATO e përshkroi situatën si “të tensionuar” pasi qindra serbë etnikë parkuan kamionë, cisterna dhe automjete të tjera pranë dy pikave kryesore kufitare me Serbinë në shenjë proteste ndaj rregullave të reja, duke detyruar policinë të mbyllë dy vendkalimet.
Misioni i udhëhequr nga aleanca në Kosovë, KFOR, tha se ishte i përgatitur të ndërhynte “nëse rrezikohet stabiliteti”.
Pati gjithashtu raportime për të shtëna nga njerëz të armatosur, megjithëse policia e Kosovës tha se nuk kishte marrë raporte për ndonjë të lënduar.
Rritja e tensioneve çoi në konsultime me ambasadorët e SHBA dhe BE.
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tha se i kërkoi qeverisë së Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit të targave për 30 ditë “sepse duket se ka pasur keqinformim dhe keqkuptim rreth vendimit”.
Kosova më pas ra dakord të shtyjë rregullat e reja për 30 ditë.
Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e mirëpriti njoftimin në një postim në Twitter dhe tha se ai pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë.
Presidenti serb Aleksandwr Vuçiç tha gjithashtu se ai priste që tensionet të “de-përshkallëzohen” pas shtyrjes së rregullave.
Protesta të ngjashme u zhvilluan vitin e kaluar për propozimet për ndryshimin e rregullave të targave.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë pavarësisht se të dyja palët janë zotuar të angazhohen në dialogun e sponsorizuar nga BE-ja në përpjekje për të zgjidhur çështjet e vjetra.
Të katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar mëngje...
Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokume...
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitar...
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Skender K...
Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar edhe...
Një aktivist nga Florida ka angazhuar dronët në punën ...
Energjia diellore në komunitet po shndërrohet në një n...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, bëri thirrje t...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e B...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe z...
Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Ser...
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim ...
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kami...
Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekr...
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...