Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.
Këtë e konfirmoi për radion "Evropa e Lirë", zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.
“Gjendja nuk ka ndryshuar. Situata është e qetë, nuk ka ndodhur asgjë. Barrikadat janë ende prezente aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë”, tha Hoti për "REL"-in.
Aktualisht, në Mitrovicë të Veriut, sipas gazetarëve në terren, situata është e qetë. Por, në rrugët e këtij qyteti janë parë mesazhe ku shkruhet: "Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe".
Serbët lokalë më 31 korrik vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë janë lëshuar dokumentet e para për hyrje-dalje.
Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.
Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.
Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).
Targat me akronime të qyteteve të Kosovës, nga Prishtina zyrtare konsiderohen ilegale, por vlerësohet se në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, qarkullojnë 10.000 makina me targa të tilla.
Për shkak të tensioneve në veri, Policia e Kosovës ka mbyllur dy pikëkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, dhe ka udhëzuar qytetarët që të përdorin pikëkalime të tjera.
Më 31 korrik, Policia raportoi se ka pasur të shtëna me armë zjarri në disa lokacione dhe disa kanë qenë drejtim të Policisë, por nuk ka pasur të plagosur.
Pas rritjes së tensioneve në veri, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj.
“Ne mendojmë se një shtyrje e tillë do të ishte e rëndësishme, sepse duket se ka dezinformim dhe keqkuptime për këto vendime”, tha Hovenier pas një takimi që zhvilloi në orët e vona të së dielës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pak minuta pas kësaj, Qeveria njoftoi se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve deri më 1 shtator, “kur do që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.
Por, për shkak të moslargimit të barrikadave, autoritetet në Kosovë kanë nisur të lëshojnë dokumentet e hyrje-daljeve për shtetasit e Serbisë.
Ndërkaq, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mirëpriti vendimin e Kosovës, për të pranuar, siç tha ai, propozimin e shefit të bllokut europian, Josep Borrell, për shtyrjen e zbatimeve.
“BE-ja pret që të gjitha pengesat rrugore të hiqen menjëherë. Borrell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog për rrugën përpara. Falënderues ndaj ambasadës amerikane në Kosovë për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar ai në "Twitter".
Pas rritjes së tensioneve në veri, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj.
“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”, u tha në njoftimin e KFOR-it më 31 korrik.
Edhe në të kaluarën, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie me vendimet e autoriteteve të Kosovës.
Herën e fundit kur u bllokuan rrugët në veri të Kosovës, përkatësisht ato që çonin në drejtim të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, ishte në shtatorin e vitit 2021.
Atëbotë, serbët lokalë protestuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kërkuar nga shoferët serbë që të hiqnin targat dhe të pajiseshin me targa të përkohshme me të hyrë në territorin e Kosovës.
Bashkimi Evropian lehtësoi uljen e tensioneve dhe palët u pajtuan që të vendosnin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targa. Por, në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia dështuan që të arrinin një marrëveshje afatgjatë për këtë çështje dhe dy palët vazhdojnë të aplikojnë regjimin me letra ngjitëse./REL
Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Skender K...
Rasti i parë i lisë së majmunit është regjistruar edhe...
Një aktivist nga Florida ka angazhuar dronët në punën ...
Energjia diellore në komunitet po shndërrohet në një n...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, bëri thirrje t...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e B...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe z...
Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Ser...
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim ...
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kami...
Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekr...
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përku...
Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat...
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...