Biden dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrës...

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën republikanin Mike Johnson, një ligjvënës konservator, me pak përvojë në drejtim, si kryetar të kësaj Dhome. Ky zhvillim pason një periudhë të trazuar tre javore për zgjedhjen e kreut të ri për shkak të ndasive në gjirin e republikanëve. Punimet e dhomës ishin të bllokuara ndërsa vendit i duhet të trajtojë çështje të rëndësishme sikurse kriza në Lindje të Mesme apo mosmarrëveshjet mbi buxhetin, që rrezikojnë sërish mbylljen e qeverisë.
Me 220 vota pro dhe 209 kundër, ligjvënësi 51 vjeçar Johson, u zgjodh kryetar duke plotësuar vendin e lënë bosh të krijuar nga shkarkimi i ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, më 3 tetor, me iniciativë të një grup ligjvënësish republikanë të vijës së ashpër. Zemërimi i tyre u nxit nga një marrëveshje që zoti McCarthy arriti me ligjvënësit demokratë, që shmangu mbylljen e qeverisë.
Gjatë tre javëve të fundit, ligjvënësit republikanë, që gëzojnë një shumicë të brishtë në Dhomën e Përfaqësuesve, shqyrtuan dhe refuzuan tre kandidatë para se të votonin për kryetar republikanin Johnson, një avokat me profesion, nga Luiziana, që mbështetet nga ish Presidenti Donald Trump, i cili njihet për nxitjen e politikave konservatore, siç është çështja e lutjes në shkolla.
Zoti Johnson u zgjodh si ligjvënës për herë të parë në vitin 2016 dhe ai do të jetë kryetari më me pa përvojë ndër dekada, që është vënë ndonjëherë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai njohet si autor i përpjekjeve të pasuksesshme nga 126 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në shtetet ku zoti Trump kishte humbur.
Zoti Johnson refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari rreth kësaj çështjeje, pak pasi u emërua si kandidati republikan për pozitën e kryetarit të martën në mbrëmje.
Përmes një letër drejtuar kolegëve, zoti Johnson u zotua të bëjë përpara me ligjin mbi buxhetin dhe të sigurohet që qeveri amerikane të mos mbyllet, me skadimin e afatit më 17 nëntor.
Gjithashtu ai duhet të ballafaqohet me kërkesën e Presidentit demokrat Joe Biden për ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe për sigurinë e kufirit amerikan, me vlerë prej 106 miliardë dollarësh. Edhe pse republikanët në tërësi përkrahin ndihmën financiare për Izraelin dhe kufirin amerikan, ata janë të ndarë sa i përket ndihmës për Ukrainën.
Zoti Johnson njihet më shumë si një mbrojtës i qëndrimeve shoqërore konservatove.
Ai ka mbështetur ligjin që ndalon operimet që lidhen me ndryshimet gjinore dhe trajtimet hormonal të adoleshentëve transgjinorë. Po kështu ai është kundër mbajtjes së maskës në aeroplanë dhe mbështet politikat që shtrëngojnë çështjet e migracionit dhe të abortit.
Në cilësinë e kryetarit, zoti Johnson do të përballet me të njëjtat sfida si paraardhësi i tij zoti McCarthy, sikurse kërkesat e një grupi më radikal ligjvënësish përballë faktit, që me një Senat të kontrolluar nga demokratët e një president demokrat, asnjë ligj nuk mund të miratohet pa përkrahjen e të dyja partive./ Voa
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrës...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gru...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen...
Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës...
Ditën e enjte, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ...
Fytyrat njerëzore të skalitura në gur deri 2000 vjet më pa...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pro...
Një skuadër mbrojtëse izraelite, e cila është e përbërë ng...
Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, pa...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perën...
Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dh...
Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të q...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është shprehur për "Fin...
Policia e Kosovës po kryen sërish kontrolle në veri të ven...
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të ...
Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, ...
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vëzhguar nga t...
Dogana e Kosovës ka pezulluar dy zyrtar të doganës për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...