
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatura për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak orë pasi mori emërimin nga kolegët e tij republikanë, duke vazhduar përplasjet e brendshme partiake që kanë paralizuar Kongresin për më shumë se tre javë, tha një përfaqësues republikan.
Republikani Emmer, që ka postin e tretë më të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve, siguroi emërimin pas pesë raundesh votimi, por dukej se kishte të paktën 20 vota më pak se 217 të nevojshme për të marrë detyrën e kryetarit, thanë ligjvënësit.
Ai u largua befas nga një takim për emërimin e tij, duke kaluar përkarshi gazetarëve dhe u largua nga ndërtesa pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit.
I përzgjedhuri i katërt republikan për këtë detyrë do ta gjejë veten përballë pasigurive të tre kandidatëve të mëparshëm, në përpjekje për të fituar mbështetjen e një grupi të vogël republikanësh të vijës së ashpër që kanë forcën e votës për të ardhmen e tij.
“Shpresoj se mund të gjejmë një zgjedhje tjetër”, tha Jim Banks, një nga ligjvënësit republikanë që deklaroi se do të votonte kundër zotit Emmer. “Tom Emmer nuk është konservator”.
62-vjeçari Emmer është më i moderuar se shumë republikanë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ndryshe nga shumë në partinë e tij, ai votoi për të certifikuar fitoren e presidentit demokrat Joe Biden në vitin 2020 kundër republikanit Donald Trump mes trazirave të 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit nga mbështetësit e zotit Trump.
Zoti Trump tha se do të ishte një "gabim tragjik" mbështetja e ligjvënësit nga Minesota për postin e kryetarit. “Ai është krejtësisht jashtë kontaktit me votuesit republikanë”, shkroi zoti Trump në rrjetet sociale.
Në fillim të muajit, zoti Trump mbështeti kandidaturën e ligjvënësit të vijës së ashpër Jim Jordan për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Por ai e tërhoqi kandidaturën pas dështimit në tre votime.
Tashmë, republikanët kanë refuzuar dy kandidatë për postin e kryetarit duke e lënë Dhomën e Përfaqësuesve pa drejtues që kur një grup i vogël ligjvënësish shkarkuan nga detyra zotin Kevin McCarthy më 3 tetor./ VOA
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të ...
Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, ...
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vëzhguar nga t...
Dogana e Kosovës ka pezulluar dy zyrtar të doganës për...
Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Këshillin...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri th...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë ...
Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore i...
Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës...
Aktorja izraelite, Maisa Abd Elhadi, është arrestuar p...
Më shumë se 700 persona në Gaza janë vrarë në 24 orë. Kët...
Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka zbuluar se në...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se...
Partia Socialiste e Spanjës dhe partia e ekstremit të ...
Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Philip kaluan vite duk...
Yocheved Lifschitz, e cila u mbajt rob në Gaza për më ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...