Ristuccia: Situata në veri të Kosovës mbetët e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet
Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajo...

Ish presidenti Donald Trump deklaroi mbështetjen për ligjvënësin Jim Jordan për të zënë vendin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, pas shkarkimit të ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, ndërsa republikanët e përçarë të dhomës përpiqen të bashkohen pas rënies historike nga detyra të zotit McCarthy.
Zoti Jordan përballet me një sfidë nga ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër 2 i Dhomës së Përfaqësuesve, i konsideruar prej kohësh si pasardhësi i zotit McCarthy.
NË GARË: JIM JORDAN

Ligjvënësi Jim Jordan, prej kohësh një aleat i zotit Trump, u mbështet nga disa anëtarë të së djathtës së skajshme në Kongres për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve për këtë deyrë, në muajin janar. Ai mori 20 vota gjatë një raundi votimi. Ai gjithashtu kishte sfiduar zotin McCarthy në një garë për drejtimin e pakicës në 2018.
Zoti Jordan, i cili përfaqëson një rajon në Ohajo, është kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, një prej tre paneleve kryesore lidhur me hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden.
Zoti Jordan u përplas publikisht me demokratët për hetimet e tyre ndaj Presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Në një letër drejtuar kolegëve, ai bëri thirrje për bashkimin e grupit të ligjvënësve republikanë, duke shkruar: "Ne mund të përqëndrohemi në ndryshimet që përmirësojnë vendin dhe na bashkojnë në ofrimin e zgjidhjeve reale".
NË GARË: STEVE SCALISE

Ligjvënësi Matt Gaetz, që udhëhoqi përpjekjet për të rrëzimin e zotit McCarthy, ka thënë se do të mbështeste për këtë detyrë kolegun Steve Scalise.
Ky i fundit shpalli kandidaturën përmes një letre drejtuar kolegëve.
Ligjvënësi i Luizianës u plagos rëndë kur një person i armatosur hapi zjarr në një stërvitje të ekipit republikan të bejsbollit të Kongresit në vitin 2017.
Ai mund të përballet me pyetje nga grupi parlamentar në lidhje me shëndetin e tij, pasi njoftoi në gusht po trajtohej për një formë të kancerit në gjak.
Ai u kritikua për një fjalim në vitin 2002 lidhur me një grup supremacist të bardhë të lidhur me ish-udhëheqësin e Ku Klux Klan, David Duke. Zoti Scalise ka thënë se ishte gabuar dhe ishte penduar për këtë.
KANDIDAT I MUNDSHËM: KEVIN HERN

Kevin Hern është kryetar i Komisionit Republikan të Studimeve, një grup republikanësh konservatorë. Ai u ka thënë gazetarëve se disa ligjvënës i kanë kërkuar të marrë në konsideratë kandidimin dhe ka sugjeruar se do të ishte i hapur ndaj tij.
Megjithatë, ligjvënësi nga Oklahoma mund të ketë vështirësi në tërheqjen e mbështetjes nga të moderuarit.
KANDIDAT I MUNDSHËM: PATRICK MCHENRY

Ligjvënësi Patrick McHenry u emërua të mbante rolin e kryetarit të përkohshëm pas shkarkimit të zotit McCarthy. Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, është një aleat i zotit McCarthy, i cili foli në mbështetje të tij përpara votimit për shkarkim.
Patrick McHenry, ligjvënës nga Karolina e Veriut, ka thënë se ai nuk e dëshiron postin, por përkahësit mund ta shtyjnë atë drejt kandidimit, nëse kandidatët e tjerë humbasin mbështetjen./ VOA
Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajo...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë mbajtën bisedime për imig...
Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të pre...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një dek...
Europol mbështeti autoritetet bullgare në "çmontimin" e nj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbajtur një...
Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministr...
Një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytet...
Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në G...
Shanset nuk shfrytëzohen në takimin e nivelit të lartë...
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe a...
Në sfondin e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe...
Rusia ka kryer një "provë përfundimtare të suksesshme"...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Perëndimi k...
“Pasi u bë president falë një lufte, kur zbatoi skemën e ‘...
Gazetari Armand Bajram është gjendur së fundmi në një ...
Policia gjermane, hetuesit e taksave dhe agjentët e dogana...
Një sulm rus në veri-lindje të Ukrainës ka vrarë të pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...