Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Pasi u bë president falë një lufte, kur zbatoi skemën e ‘tokës së djegur’ në Çeçeni, ndoshta tani Vladimir Putin do të humbasë pushtetin për shkak të një lufte tjetër, ku përdori të njëjtat taktika, por me rezultate më pak të mira për të”. Këtë shpreson Xhonatan Litëll, autori i librit bestseller me temë nga Lufta e Dytë Botërore “Dashamirësi”, ku ngjarjet rrëfehen nga këndvështrimi i një ish-oficeri nazist.
Libri i tij më i ri “Agresioni rus”, merret me konfliktin e ri në zemër të Evropës, pushtimin brutal të Ukrainës. Pasi ka kaluar një kohë të gjatë në Moskë dhe Kiev, shkrimtari 55-vjeçar francezo-amerikan ka shkruar një libër që depërton në thelbin e çështjes: një leksion i shkëlqyer që u duhet rekomanduar pro-rusëve, atyre që kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin në emër të pacifizmit, anëtarëve të partisë “as me Putinin, as me Zelenskin”, që të kuptojnë se ashtu si dikur përballë Hitlerit, në këtë luftë ata që e duan lirinë mund të rreshtohen vetëm në njërën anë.
A ndihet një farë lodhje në Perëndim pas një 1 viti e gjysmë luftë?
Po, por në Ukrainë ndjehet një lodhje më e madhe. Sapo jam rikthyer nga Kievi. Njerëzit aje janë lodhur duke luftuar, dhe të gjithë do të donin që lufta të përfundonte së shpejti.
Por pse nuk po mbaron kjo luftë?
Sepse NATO nuk i dha Ukrainës mjetet e nevojshme për t’i dhënë fund asaj. Ose më saktë, e ndihmoi pak e nga pak. Nëse Kievi do të kishte 6 muaj më parë armët që ka tani, ndoshta lufta do të kishte përfunduar tashmë.
NATO ka frikë se përfshirja më e madhe në konflikt do të provokojë Rusinë...
Kujdesi nga mos-provokimi i Rusisë, është një taktikë e vjetër e Moskës. Në realitet, NATO e ka shkelur disa herë “vijën e kuqe” të supozuar të Putinit, duke i dërguar Kievit tanke, luftëtarë, raketa me rreze të gjatë veprimi, dhe nuk ka ndodhur asgjë. Bllof janë edhe kërcënimet e Kremlinit për të përdorur armët bërthamore.
Thomas Friedman i “New York Times” argumenton se konflikti mund të përfundojë vetëm me një armëpushim si ai që i dha fund Luftës së Koresë, dhe në këmbim të territoreve të humbura nga Kievi, me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO...
Isha me Friedmanin në një konferencë në Kiev para se të paraqiste këtë tezë, por unë nuk jam dakord. Lejimi që Rusia të marrë 1/5 e Ukrainës do të ishte sa i padrejtë, po aq edhe një pranim se agresioni është një akt që ia vlen të ndërmerret. Kjo do të inkurajonte diktatorët e tjerë që të pushtojnë fqinjët e tyre, siç ka bërë Azerbajxhani në Nagorno-Karabak, apo Kina që po kërcënon Tajvanin. Lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me humbjen ushtarake të Putinit.
Çfarë kuptoni ju me humbje ushtarake?
Një humbje të madhe të territoreve ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia. Është jorealiste të pritet që Kievi t’i çlirojë të gjitha territoret e pushtuara. Por ne kemi nevojë për një disfatë ruse që ta bëjë Putinin politikisht të brishtë. Për sa kohë ai është në Moskë, Ukraina dhe Perëndimi nuk do të jenë në paqe.
Disa historianë besojnë se është e pamundur që Rusia të bëhet një vend miqësor me Perëndimin.
Sa ishin gjallë, prindërit e mi panë Gjermaninë dhe Japoninë të transformoheshin nga regjime fashiste dhe armiq të përbetuar të Perëndimit, në demokraci dhe aleatë të besuar të tij. Por që të ndodhte kjo, duhej mposhtja e atyre regjimeve.
A do të sillte demokracinë në Moskë rënia e Putinit?
Për momentin jo. Si fillim do të ketë një luftë të ashpër midis rrymave të ndryshme të klanit që qeveris Rusinë: shërbimeve sekrete, ushtrisë dhe oligarkëve. Ndoshta në një afat të shkurtër gjërat do të vazhdonin po njëlloj si tani. Por pa Putinin do të hapeshin mundësi të tjera, dhe me kalimin e kohës mund të shfaqen në horizont forca të ndryshme.
A është arsyeja e vërtetë pse Putini pushtoi Ukrainën fakti që ai nuk donte një fqinj sllav, demokratik dhe pro-perëndimor?
Po, kjo është një nga arsyet. Tjetra është plani i çmendur imperialist, pas së cilit është i fiksuar presidenti rus.
Çfarë u thoni atyre që janë kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën në emër të pacifizmit?
Prisni derisa dikush të vijë dhe pushtojë shtëpinë tuaj, përdhunojë gruan tuaj, të vrasë fëmijët tuaj, dhe pastaj më thoni nëse jeni pacifist. Kjo është ajo që i bëri Rusia Ukrainës.
Po atyre që thonë se NATO i premtoi Moskës se nuk do të zgjerohej në Lindje?
Ato ishin premtime të paqarta, vetëm verbale, ndaj një Rusie postkomuniste që dukej si një demokraci e brishtë. Por realiteti sot është tjetër. Nuk është NATO që dëshiron të zgjerohet në Lindje. Janë vendet lindore që po i luten aleancës, sepse kanë frikë nga Moska.
A mund të kishte qenë historia ndryshe, nëse Perëndimi do të kishte pasur një Plan Marshall për të mbështetur demokracinë ruse?
U bë një gabim i madh. Pasi ra komunizmi, Rusia adoptoi një liberalizëm të korruptuar deri në palcë, që krijoi një pakënaqësi sociale të madhe. Putin u frymëzua nga kjo për të vendosur autoritarizmin e tij nacionalist. Por fati i rusëve është ende në duart e tyre. Nëse agresioni i Ukrainës përfundon me disfatë për Moskën, nuk mund të përjashtohet mundësia që një ditë Rusia do të rifillojë rrugën e saj drejt demokracisë./ “La Reppublica” - Përshtatur nga CNA
Gazetari Armand Bajram është gjendur së fundmi në një ...
Policia gjermane, hetuesit e taksave dhe agjentët e dogana...
Një sulm rus në veri-lindje të Ukrainës ka vrarë të pa...
Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten një shtetas...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borre...
Ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, i...
Kryeministri Edi Rama thotë se në veri të Kosovës po n...
Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë...
Polakët janë turistët më kopracë në Evropë, duke shpenzuar...
Temperaturat e shtatorit në botë ishin më të ngrohtat e re...
Në Prishtinë në datat 6-7 tetor, në orën 10:00, në Sal...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pritet...
Të enjten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë s...
Çmimi Nobel në Letërsi, i konsideruar gjerësisht si më pre...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do ta ndër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se pjesa e p...
Albana Vokshi në fjalën e saj në parlament tha se gjys...
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuven...
Deputeti Bledi Çuçi hodhi akuza ndaj Gazment Bardhit n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...