
Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten një shtetas kosovar me iniciale M.V., nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Gjykata e Lartë në Podgoricë ia ka caktuar atij masën e paraburgimit ekstradues.
Ai kërkohet nga Interpoli përmes UNMIK-ut, për shkak të përfshirjes në një vepër penale, sipas Drejtorisë së Policisë.
Më 25 shtator, policia malazeze e arrestoi një shtetas të Serbisë me inicialet M.V., 61 vjeç, nën dyshimin se kishte kryer të njëjtin krim lufte në vitin 1999.
Pas kësaj, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-rus dhe pro-serb të shpërbërë së fundmi, Milan Knezheviq, i bëri thirrje qeverisë teknike të Dritan Abazoviqit që të mos marrë pjesë në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova.
"Kjo do ta destabilizojë më shumë situatën tashmë të keqe politike në Mal të Zi," tha Knezheviq.
Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve dhe malazezëve të shpërngulur që ndodhen në Mal të Zi ta kontaktojnë partinë e tij, në mënyrë që t'u ofrohet çdo lloj ndihme dhe mbrojtje.
Knezheviq tha se në bazë të kërkesës së Prishtinës, dy serbë të zhvendosur në Mal të Zi - Zhivko Vuksanoviq dhe Momçilo Bulatoviq - u arrestuan për krime të dyshuara lufte pas dy dekadash e gjysmë.
Ai i vlerësoi arrestimet e këtyre personave si “terror ndaj popullit serb që po tenton të përhapet në Mal të Zi”.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./ REL
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borre...
Ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, i...
Kryeministri Edi Rama thotë se në veri të Kosovës po n...
Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë...
Polakët janë turistët më kopracë në Evropë, duke shpenzuar...
Temperaturat e shtatorit në botë ishin më të ngrohtat e re...
Në Prishtinë në datat 6-7 tetor, në orën 10:00, në Sal...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pritet...
Të enjten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë s...
Çmimi Nobel në Letërsi, i konsideruar gjerësisht si më pre...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do ta ndër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se pjesa e p...
Albana Vokshi në fjalën e saj në parlament tha se gjys...
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuven...
Deputeti Bledi Çuçi hodhi akuza ndaj Gazment Bardhit n...
Deputeti Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e...
Në një pikë duket se të gjitha partitë në Parlamentin e BE...
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 ...
Mbi 75,000 punëtorë në radhët e bluzave të bardha në K...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...