
Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën se janë gati të marrin pushtetin, ndërsa rrisin presionin ndaj presidentit polak për të marrë një vendim të shpejtë për emërimin e kandidatit të tyre Donald Tusk për kryeministër.
Partitë opozitare pro-BE-së fituan shumicën në zgjedhjet që u mbajtën në fillim të këtij muaji, një ndryshim i madh për Poloninë pas tetë vitesh përplasjesh me Brukselin mbi një sërë çështjesh, që nga pavarësia e gjyqësorit, deri tek të drejtat e komunitetit LGBTQI+.
Presidenti Andrzej Duda, aleat i partisë nacionaliste në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), ka thënë më parë se ai do t'i jepte mundësinë e parë për formimin e qeverisë së re, partisë që ka fituar e vetme numrin më të madh të vendeve në parlament gjatë zgjedhjeve të fundit.
PiS doli e para në zgjedhjet e përgjithshme, por pa fituar shumicën e duhur për të formuar qeverinë dhe duket se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të sigurojë një partner koalicioni.
“Sot, së bashku me udhëheqësit e partive demokratike, konfirmuam gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar plotësisht dhe për të krijuar një shumicë në parlamentin e ardhshëm”, tha zoti Tusk, kreu i grupit më të madh të opozitës liberale të Polonisë, Koalicioni Qytetar, në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se do të jetë kandidati i opozitës për kryeministër.
Presidenti Duda do të takohet me krerët e të gjitha partive që fituan vende në parlament të martën dhe të mërkurën.
Udhëheqësit e tre grupimeve që kanë hyrë në koalicion dhe synojnë të formojnë qeverinë e ardhshme - Koalicioni Civil, me prirje liberale i zotit Tusk (KO), Rruga e Tretë, e qendrës së djathtë dhe e Majta e Re - i kanë kërkuar Presidentit Duda të mos vonojë në marrjen e një vendimi për emërimin e një kryeministri të ri.
Megjithatë, ndihmësit e presidentit kanë thënë se ai nuk do të ngutet për të bërë një zgjedhje./ VOA
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Këshillin...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri th...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë ...
Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore i...
Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës...
Aktorja izraelite, Maisa Abd Elhadi, është arrestuar p...
Më shumë se 700 persona në Gaza janë vrarë në 24 orë. Kët...
Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka zbuluar se në...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se...
Partia Socialiste e Spanjës dhe partia e ekstremit të ...
Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Philip kaluan vite duk...
Yocheved Lifschitz, e cila u mbajt rob në Gaza për më ...
Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës...
Politikani serb, Boban Bogdanoviç, njëherësh Sekretar ...
Një anije britanike është mbytur pasi u përplas me një ani...
Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 13 policë në...
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza. Ministria e Shëndetë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...