
Thirrja që kancelari gjerman Olaf Scholz ia bëri Varshavës për t’i qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët është përpjekje për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë, tha të hënën ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau.
Emigracioni është bërë tema kryesore në fushatën e partive politike para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit në Poloni.
Qeveria është përballur me akuza nga partitë opozitare këtë muaj se është përfshirë në lëshimin e jashtëligjshëm të vizave polake për emigrantët me ritëm të përshpejtuar, pa kontrolle të duhura, në këmbim të ryshfetit.
Të shtunën, kancelari gjerman Scholz tha se kjo çështje duhet të qartësohet dhe la të kuptohej se Gjermania mund të ndërmarrë hapa në lidhje me kontrollet në kufirin e saj me Poloninë.
“Procedurat e vazhdueshme në Poloni nuk janë kompetencë e kancelarit gjerman”, tha ministri i Jashtëm polak Ru në rrjetin social X të dielën në mbrëmje.
“Deklaratat e tij për këtë çështje janë një tentim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit polak dhe në fushatën e tanishme zgjedhore në Poloni”, tha ai.
Rau i bëri thirrje kancelarit gjerman ta “respektojë sovranitetin e Polonisë dhe të përmbahet nga deklaratat që i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe”.
Më herët, Komisionarja për Çështje të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, kërkoi sqarime për këtë çështje dhe i bëri thirrje Polonisë të përgjigjet ndaj akuzave se hiç më pak se 350 mijë emigrantë kanë blerë viza shengen në konsullatat polake përmes ndërmjetësuesve.
Vizat shengen mundësojnë udhëtimin në vendet e BE-së.
Në një letër dërguar komisionarit për Siguri të BE-së, Qeveria e Polonisë tha se kjo çështje është “akt i tepruar medial” për ta diskredituar atë para zgjedhjeve./ REL
Policia e Kosovës ka konfiskuar armët dhe municionet e...
Ministri serb, Ivica Daçiç, në një intervistë për televizi...
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ...
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i është ku...
Një ditë më parë në konferencën për shtyp kryeministri...
Sot në orën 16:00 do të kryhet ceremonia mortore për e...
Ngjarja e djeshme në veri të Kosovës, ku u vra nga një gru...
Kryeministrja e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, ka f...
Pas sulmit në Leposaviq ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunj...
Pas një agonie disaditore, vdiq në spitalin e L'Aquila, bo...
I Dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miros...
Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që...
Afrim Bunjaku është efektivi i Policisë së Kosovës që mbet...
Një sulm i nisur në orët e para të kësaj të diele nga një ...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftë...
Irapuato, Meksikë - Ndërsa dëgjohej afrimi me shpejtësi i ...
Dita e hënë do të jetë ditë zie kombëtare në Kosovë, në nd...
Policia e Kosovës “ka nxjerr bllof” opresidentin serb, Ale...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tensionuar p...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ngritur pre...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...