
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të kujdesshëm në rast emergjence për evakuimin e amerikanëve nga Lindja e Mesme nëse lufta mes Izraelit dhe Hamasit zgjerohet në një konflikt të madh rajonal.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, theksoi se aktualisht nuk ka "përpjekje aktive" për të evakuuar amerikanët nga rajoni përveçse fluturimet nga Izraeli që vuri në funksionim qeveria amerikane në fillim të këtij muaji.

“Do të ishte e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme nëse nuk do të kishim njerëz që mendojnë për një gamë të gjerë të papriturash dhe mundësish”, tha zoti Kirby. “Sigurisht që evakuimet janë një nga ato gjëra”.
Shtëpia e Bardhë foli për planet e emergjencës mes shqetësimeve në rritje se lufta 18-ditore Izrael-Hamas mund të përshkallëzohet më tej.
Uashingtoni e ka këshilluar Izraelin se shtyrja e një pushtimi të mundshëm tokësor të Gazës mund të jetë e dobishme ndërsa SHBA-të dhe partnerët e tjerë në rajon përpiqen të sigurojnë lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit. Për planin në fjalë u raportua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”.
Presidenti Joe Biden dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman biseduan të martën në telefon lidhur me situatën e përkeqësuar. Kjo ishte biseda e parë mes dy udhëheqësve që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. Ata folën mbi "përpjekjet për të penguar aktorët shtetërorë dhe jo shtetërore nga zgjerimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit", tha Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden e kanë paralajmëruar vazhdimisht Iranin që të mos përfshihet në konflikt.
Gjatë ditëve të fundit forcat amerikane në rajon janë përballur me sulme të përsëritura, për të cilat Pentagoni ka thënë se ka të ngjarë të jenë të mbështetura nga Irani, i cili është sponsori kryesor i Hamasit, grupit militant Hezbollah në Liban, si dhe grupeve militante në Irak dhe Jemen.
“Të dy udhëheqësit ranë dakord për përpjekje më të gjera diplomatike për të ruajtur stabilitetin në të gjithë rajonin dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Në Pentagon, Gjenerali Pat Ryder tha se SHBA-ja po përgatitet për rritje të dhunës, duke vënë në dukje se tashmë ka pasur të paktën 13 sulme kundër trupave dhe instalimeve në Irak dhe Siri.
“Ajo që ne po shohim është perspektiva për një përshkallëzim më të madh kundër forcave dhe personelit amerikan në të gjithë rajonin në një afat shumë të afërt që vijnë nga forca në shërbim të Iranit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.
Ai shtoi se SHBA-të nuk do të ngurojnë që të ndërmarrin veprime nëse është e nevojshme për të mbrojtur forcat dhe interesat e saj në rajon.
Zoti Biden tha javën e kaluar se ai besonte se Hamasi ishte i motivuar për ta sulmuar Izraelin pjesërisht nga dëshira për ta ndaluar atë vend nga normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite.
“Një nga arsyet pse Hamasi veproi kundër Izraelit, është sepse ata e dinin se unë do të bisedoja me sauditët”, tha zoti Biden gjatë një takimi të fushatës presidenciale.
Presidenti amerikan tha se ai mendon se militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre vdekjeprurës më 7 tetor sepse “Sauditët donin ta njihnin Izraelin” dhe ishin gati ta bënin këtë zyrtarisht.
Një marrëveshje, të cilën Shtëpia e Bardhë thotë se po përpiqet ta realizojë, do të ishte një arritje diplomatike që do të mundësonte njohje më të gjerë të Izraelit nga vendet e tjera arabe dhe me shumicë myslimane që e kanë kundërshtuar kryesisht Izraelin që nga krijimi i tij 75 vjet më parë në një territor të banuar prej kohësh nga palestinezët.
Por bisedimet u ndërprenë pasi militantët e Hamasit sulmuan qytet izraelite pranë Rripit të Gazës. Izraeli reagoi duke rrethuar Gazën. Ndërkohë, zoti Biden u tha gazetarëve në Uashington të martën se ndihmat humanitare në territorin e rrethuar nuk po arrinin me shpejtësinë e duhur./ VOA
Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, ...
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vëzhguar nga t...
Dogana e Kosovës ka pezulluar dy zyrtar të doganës për...
Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Këshillin...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri th...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë ...
Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore i...
Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës...
Aktorja izraelite, Maisa Abd Elhadi, është arrestuar p...
Më shumë se 700 persona në Gaza janë vrarë në 24 orë. Kët...
Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka zbuluar se në...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se...
Partia Socialiste e Spanjës dhe partia e ekstremit të ...
Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Philip kaluan vite duk...
Yocheved Lifschitz, e cila u mbajt rob në Gaza për më ...
Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...