
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrëse nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.
Ai tha se po dyfishon përkushtimin e tij në punën për zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar midis Izraelit dhe palestinezëve.
Biden tha se sulmet “nga kolonët ekstremistë” po i hedhin më shumë benzinë zjarrit në Lindjen e Mesme, ku situata është tensionuar që nga sulmet e Hamasit.
“Kjo duhet të ndalet. Ata duhet të mbahen përgjegjës”, tha Biden, gjatë konferencës për media së bashku me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, i cili po viziton Uashingtonin.
Dhuna e kolonëve kundër palestinezëve është intensifikuar që nga sulmet e Hamasit dhe kolonët kanë vrarë palestinezë, kanë thënë autoritetet palestineze. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se kolonët kanë djegur vetura dhe kanë sulmuar disa komunitete të vogla beduinësh, duke i detyruar ata të evakuohen në vende të tjera.
Konsorciumi për Mbrojtjen e Bregut Perëndimor – koalicion i organizatave joqeveritare dhe shteteve donatore, përfshirë edhe Bashkimin Evropian – tha se qindra palestinezë janë zhvendosur me forcë në Bregun Perëndimor për shkak të dhunës së kolonëve që nga 7 tetori.
Dhuna vdekjeprurëse ka mbërthyer Bregun Perëndimor, përderisa ushtria izraelite po ndjekë militantët palestinezë pas sulmit të Hamasit nga Gaza.
Dhuna po kërcënon që të hapet edhe një front i ri në luftën tashmë dyjavore mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.
Biden sërish dënoi sulmet e Hamasit që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë.
Presidenti amerikan tha se pasi të përfundojë konflikti Izrael-Hamas, Izraeli, palestinezët dhe partnerët e tyre duhet të punojnë në zgjidhjen me dy shtete.
“Kur të përfundojë kriza, duhet të ketë një vizion se çfarë do të ndodhë më pas. Ne mendojmë se duhet të jetë zgjidhja me dy shtete”, tha ai.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, tha se mbi 6.500 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit. Biden tha se është kritike që Izraeli të ketë kujdes gjatë përgjigjes së tij që të minimizojë numrin e viktimave në mesin e civilëve./ REL
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gru...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen...
Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës...
Ditën e enjte, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ...
Fytyrat njerëzore të skalitura në gur deri 2000 vjet më pa...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pro...
Një skuadër mbrojtëse izraelite, e cila është e përbërë ng...
Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, pa...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perën...
Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dh...
Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të q...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është shprehur për "Fin...
Policia e Kosovës po kryen sërish kontrolle në veri të ven...
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të ...
Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, ...
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vëzhguar nga t...
Dogana e Kosovës ka pezulluar dy zyrtar të doganës për...
Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...